Lajmi i fundit

Analiza e institutit të njohur amerikan: Rama është Erdogani i ri, po përdor drejtësinë për të goditur opozitën

Skandali me Inceneratorin e Tiranës/ Të rinjtë e FRPD lënë përpara bashkisë qese mbeturinash

15:33, 08/02/2023
A+ Aa A-

Ditën e sotme, të rinjtë e FRPD-së kanë protestuar përpara Bashkisë Tiranë, duke lënë në mënyrë simbolike qese mbeturinash.

Të rinjtë kërkuan nga SPAK  të hapin hetimet për inceneratorin e Tiranës dhe kryekriminelin Erion Veliaj pasi ai nuk e ka vendin në bashki por në burg.

Në fokus të protestës sonë kemi aferën e tmerrshme të inceneratorëve pasi 80 mijë euro në ditë paguhen nga taksat tona për këtë skandal të qeverisë shqiptare. Protestë pas proteste ne do jemi këtu’, u shpreh njëra prej aktivistet.  

I bëjmë thirrje SPAK për të hapur hetimet për kryekriminelin e Tiranës Erion Veliaj duke vjedhur dhe mashtruar qytetarët çdo ditë e më shumë ai nuk e ka vendin në këtë bashki por në burg. Jemi këtu për ti bërë thirrje SPAK që të hapë dhe të fillojë hetimet për këtë kryekriminel që rri në bashki që vjedh taksat dhe fondet’, u shpreh njëri nga të rinjtë e pranishëm. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco