FOTO/ Fatmir Mediu në Mëngjesin e Lutjeve në SHBA

FOTO/ Fatmir Mediu në Mëngjesin e Lutjeve në SHBA

09:17, 05/02/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Republikane, njëkohësisht deputeti Fatmir Mediu ndodhet në SHBA ku prej ditësh ka zhvilluar takime të shumta me kongresmenë dhe senatorë.

Mediu ka qenë i pranishëm edhe në Mëngjesin e Lutjeve të presidentit të SHBA-së, Joe Biden, ku ka takuar personalitete të ndryshme botërore të pranishëm në këtë eveniment.

Mesazhi i Fatmir Mediut:

Në mëngjesin e lutjeve, Presidenti Joe Biden theksoj se Amerika është vendi i ndërtuar mbi një ide e cila ka formëzuar gjithë konstruktin politik dhe institucional të Amerikës’. Të gjithë njerëzit janë të barabartë dhe janë veshur nga Zoti me të drejta të patjetërsueshme si Liria, Jeta dhe ndërtimi i Lumturisë’.

Një mesazh i jashtëzakonshëm nga Mbreti i Jordanisë, Abdulla të cilin pata kënaqësinë ta takoja.

Po ashtu takova Ministrin e Jashtëm të Pakistanit, Bilawal Bhutto Zardari, djali i ish-kryeministres Benazir Bhutto e ekzekutuar gjatë fushatës elektorale.

Presidenti Zelenski përshëndeti nga Kievi me një mesazh për luftën deri në fund në mbrojtje të lirisë dhe sovranitetit të Ukrainës, por dhe Europës nga regjimi i Putinit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco