Berisha: Pasi futi në xhep Bashën, Rama përdori Sorosin dhe FBI-në për të më shpallur ‘non grata’

19:33, 03/02/2023
A+ Aa A-

Lideri i opozitës, Sali Berisha u shpreh se Edi Rama kishte një mision të qartë kur korruptoi ish-zyrtarin e FBI, Charles McGonigal dhe më pas mori penng Lulzim Bashën. 

I ndihmuar edhe George Soros, Berisha tha se Rama i përdori të gjithë këta për ta shpallur atë non grata në SHBA. 

Deklarata e Berishës u bë gjatë takimit me grupet e punës së degëve të PD në Tiranë. 

"E vërteta është se McGonigal doli në pension, por operacioni apo farat e mbjella me atë operacion vazhduan gjer nga mesi i vitit 2021. Lulzim Basha i paditur për larje parash ra tërësisht në mëshirën e Edi Ramës dhe ai në kundërshtim me çdo ligj i mbylli dosjen, nuk e çoi në Gjykatën e Lartë. Pasi i kishte ndërsyer lobistit të PD-së, njeriun ndër më të fuqishmit të FBI-së, ai tregonte mëshirë duke marrë peng me dosje kryetarin e opozitës. Ky demon pushteti që urren kundërshtarin njëlloj si i ati i tij xhelat, si daja i tij xhelat, bëri gjithçka që pasi futi në xhep Lulzim Bashën, përdori Sorosin, FBI e të tjerë për të shpallur ‘non grata’ Sali Berishën. Vetë Departamenti i Shtetit me zëdhënësin e tij thotë, se bazë për këtë vendim kanë qenë edhe aktet dhe raportet të kontrollit antikorrupsion të qeverisë shqiptare. Raporte që nuk ka njeri në Shqipëri ti ketë lexuar, përveç atyre duarve të zeza që i kanë shpifur dhe dërguar. Raporte që nuk janë publikuar, nuk kanë parë dritën. Pra njëlloj si paratë e fshehta që ju dorëzuan McGonigal për veprën e tij të zezë edhe këto raporte", theksoi kreu i PD, Sali Berisha. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco