Kërpaçi nga Washington: Më 14 Maj Tirana do zgjedhë gjeneratën që nxit brezin e ri të rrijë në Shqipëri

Kërpaçi nga Washington: Më 14 Maj Tirana do zgjedhë gjeneratën që nxit brezin e ri të rrijë në Shqipëri

18:48, 03/02/2023
A+ Aa A-

Kryetarja e LRI-së Floida Kërpaçi aktualisht ndodhet në Washington nga ku ka ndarë momente nga takimi me dy miq nga Ballkani, politikanë të gjeneratës së re.

Krahasa fotos, Kërpaçi rikujtoi se Në 14 Maj edhe Tirana do të zgjedhë një gjeneratë të re për drejtimin e qytetit, larg propagandës, mashtrimit dhe korrupsionit që nxit brezin e ri të largohet nga Shqipëria.

Statusi i plotë i Kërpaçit:

Përgjatë vizitës në Washington, u ritakova edhe me dy miq shumë të mirë nga Ballkani😊

Benjamina Karić është kryetare e Bashkisë së Sarajevës, ndërsa Jasmin Ademović,  kryetar i Këshillit Bashkiak në Sarajevë. Politikanë të gjeneratës së re që kujdesen për qytetin e tyre.

Në 14 Maj edhe Tirana do të zgjedhë një gjeneratë të re për drejtimin e qytetit, larg propagandës, mashtrimit dhe korrupsionit që nxit brezin e ri të largohet nga Shqipëria💪🏻

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco