VIDEO-SYRI TV/ New York Times 'fundos' Edi Ramën: McGonigal punoi për llogari të kryeministrit shqiptar

16:58, 03/02/2023
A+ Aa A-

New York Times fundos kryeministrin Edi Rama, i cili mohon provat e Departamentit të Drejtësisë. Gazeta më e madhe në SHBA, nën titullin; ‘Si agjenti shiti shërbimet e tij jashtë shtetit’, shkruan se Mcgonigal punoi për llogari të Ramës. Në artikull tregohet për ndërhyrjen e Mcgonigal te Rama që të jepte një licencë për shpime nafte për interesa të Agron Nezës e Dorian Duçkës, si dhe për pagesat që Dorian Duçka bënte për marrjen në pyetje të dëshmitarëve për llogari të hetimit kundër opozitës shqiptare. New York Times publikon një detaj të ri, ku tregohet se si Deripaska kryente pagesa ndaj Mcgonigal nëpërmjet kompanisë së Nezës.

Nga SYRI TV

Në një kohë që kryeministri Edi Rama përpiqet të mohojë faktet e paraqitur nga Departamenti i Drejtësisë për lidhjet mes tij dhe Charles Mcgonigal, duke aluduar se kjo çështje është ngritur si flusk nga opozita shqiptare, New York Times tregon se si kjo është një nga çështjet më të rëndësishme për drejtësinë amerikane. Në një artikull të gjatë, gazeta më e madhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës analizon dosjen e Uashingtonit për Mcgonigal, duke treguar detajet nga dosja e prokurorëve, për lidhjet Rama-Neza-Mcgonigal për interesa biznesi.

Duke e ilustruar artikullin me një foto të Edi Ramës në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara, nën dixhiturën se ‘McGonigal u akuzua se u takua me kryeministrin Edi Rama të Shqipërisë në shumë raste ndërsa përpiqej të ndihmonte biznesin e bashkëpunëtorit të tij në Evropën Lindore’- pretigjozja amerikane thekson se bazuar në të dhënat e akakuzës, Mcgonigal punoi për interesa të Edi Ramës.

Teksa ishte ende funksionar në F.B.I., ai zhvilloi takime me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe ndërmori hapa për interesa të politikanit, sipas prokurorëve në Uashington. Zoti Rama e ka portretizuar veten si një reformator dhe në kundërshtim me luftën e Rusisë në Ukrainë. Por pas daljes në pension të tij në 2018, zoti McGonigal punoi në anën tjetër, ai u pagua nga një oligark rus i sanksionuar, Oleg Deripaska, që dikur shihej si anëtar i rrethit të ngushtë të Presidentit Vladimir V. Putin.

Ekspertët e kontaktuar nga New York Times ngrenë dyshime sa i përket fshehjes së aktivitetit dhe takimeve të tij në Shqipëri. Sipas tyre, përdorja e e-mailit zyrtar apo telefonit të FBI, nga McGonigal në një shtet me prani diplomatike amerikane, mund të kenë shërbyer si mbulesë për aktivitetet e dyshimta të tij’, shkruan New York Times.

‘Në rrethana normale, ai nuk do të përfshihej në vendimin e përditshëm për hapjen e një çështjeje ose mbylljen e një çështjeje. Gatishmëria e McGonigal për t'u takuar me kreun e shtetit në Shqipëri, një vend që ka një prani diplomatike amerikane, sugjeron se ai nuk po e mbante të fshehtë përfshirjen e tij  nga kolegët, thanë ish-zyrtarët. Ai gjithashtu përdori F.B.I. adresën e emailit dhe telefonin për çështjet që lidhen me Shqipërinë, tha një person me njohuri në hetim.

Por çfarëdo preteksti zyrtar që mund të kishte McGonigal për ato udhëtime dhe marrëdhënie mund të kishin shërbyer gjithashtu si mbulesë për aktivitete më të diskutueshme, thanë të tjerë. Fakti që krimet e dyshuara ndodhën pak përpara daljes në pension të tij, tregon se McGonigal mund të ketë filluar ose rritur aktivitetet e paligjshme pas kryerjes së testeve të fundit të poligrafit, të cilat supozohet se bëhen çdo pesë vjet.

Zoti Triplett tha se tradhtia e agjencisë nga dikush me pozitën e McGonigal për 225,000 dollarë, nëse vërtetohet, do të ishte befasuese duke pasur parasysh se ish-zyrtarët mund të fitojnë shuma të konsiderueshme si konsulentë pas daljes në pension, përveç pensioneve të majme’, vazhdon më tej artikulli i prestigjiozes amerikane.

Sa i përketë pagesës 225 mijë dollarë, New York Times e lidh me shpenzimet e udhëtimeve që Mcgonigal do të kishte për udhëtimet e tij në Shqipëri.

‘Në takimin e gushtit 2017, McGonigal i kërkoi para Nezës, thanë prokurorët. Ata nuk dhanë detaje se si u takuan ata dy dhe nuk nxorrën në pah arsyen e kërkesës. Por në aktakuzën e Nju Jorkut,  Neza përmendet si miku i  McGonigal. Në muajt pasi zoti McGonigal kërkoi para, ata të dy bënë udhëtime të shumta në Evropë, ku  McGonigal me sa duket përdori pozicionin e tij në përpjekjet e Nezës për të bërë biznes’, shkruan NYT.

Teksa kryeministri Edi Rama deklaroi dje se Mcgonigal i kishte kërkuar takim duke I dërguar mesazh në cellular, New York Times, referuar të dhënave nga dosja, jep një tjetër variant. Sipas këtij shkrimi, ishte Dorian Duçka që lidhi Mcgonigal e Nezën me Edi Ramën, e në këtë takim kryeministri u shty që të jepte një licencë për shpime nafte një kompanie të lidhur me Nezën e Duçkë.

‘Në shtator 2017, Mcgonigal dhe Neza udhëtuan për në Shqipëri, thanë prokurorët, ku  Neza e prezantoi McGonigal me Dorian Ducka, një ish-zyrtar shqiptar që shërbente si këshilltar informal i kryeministrit Rama.  Duçka, i përshkruar në aktakuzën e Uashingtonit si Personi B, e çoi McGonigal të takohej me Ramën. McGonigal duket se është përpjekur të shtyjë kryeministrin drejt dhënies së një licence për shpime nafte një subjekti të lidhur me Nezës dhe Duckën, raportojnë prokurorët’, sqaron New York Times.

Më tej artikulli ndalet në udhëtimet e radhës së Mcgonigal e Nezës drejt Shqipërisë, për interesa biznesi.

‘McGonigal gjithashtu dukej se u përpoq ta ndihmonte Nezën për të bërë marrëveshje me një politikan dhe biznesmen shqiptar që donte F.B.I-në për të hetuar atë që ai tha se ishte një komplot për jetën e tij, thotë aktakuza e Uashingtonit. Më pas  McGonigal organizoi një udhëtim të mëvonshëm, që një prokuror amerikan ta intervistonte në Austri, duke përdorur Nezën si përkthyes të tij. Prokurorët shpjeguan se takimi ishte një mashtrim; nuk kishte asnjë procesverbal zyrtar të intervistës dhe Neza nuk ishte paguar për punën. Në të njëjtën ditë, McGonigal dhe Neza fluturuan për në Shqipëri, ku u takuan me Ramën dhe diskutuan mundësitë e biznesit, thuhet në aktakuzë’, vazhdon artikulli.

New York Times jep detaje sa i përketë punës së Mcgonigal për llogari të Ramës, duke publikuar pasazhe të akuzës, se si izh-zyrtari i FBI, Inicioi hetime për rivalët e z. Rama, e për këto hetime dhe shpenzimet për pyetjen e dëshmitarëve paguhej nga Dorjan Duçka. 

‘Në fillim të vitit 2018,  Neza vazhdoi t'i transmetonte zotit McGonigal informacione – disa prej të cilave erdhën drejtpërdrejt nga zyra e Ramës, për Muzin te McGonigal, sipas aktakuzës së Uashingtonit.  Në fund të shkurtit, F.B.I. hapi zyrtarisht një hetim për lobistin me kërkesën e McGonigal dhe me udhëzimin e tij.  Neza ishte ndër burimet konfidenciale që dhanë informacione gjatë hetimit dhe  Ducka pagoi dëshmitarët në Evropë për të udhëtuar në një takim me F.B.I., thuhet në aktakuzë. Gjatë gjithë kohës, McGonigal ka fshehur kontaktet e tij me  Ducka apo marrëdhëniet e tij financiare me Nezën, thanë prokurorët’, thuhet në artikull.

Ndërsa kryeministri Edi Rama mohon lidhjet e trekëndëshit të ngritur mes tij, Charls Mecgonigal dhe oligarkut rus, Oleg Deripaska, New York Times publikon fakte të reja, se si pagesat e Deripaskës për Mcgonigal, kalonin nëpërmjet Agron Nezës.

‘Në vitin 2019  pas daljes në pension, McGonigal e prezantoi Deripaskën në një firmë ligjore që do të kërkonte heqjen e sanksioneve të tij dhe McGonigal paguhej 25,000 dollarë në muaj si konsulent. Në vitin 2021,  McGonigal dhe bashkëpunëtori i tij,  Shestakov, negociuan një marrëveshje - me punonjësin e Deripaska, vajza e të cilit mori praktikën në polici - për të punuar për Deripaska për të hetuar një oligark rival. McGonigal rregulloi të merrte pagesa përmes kompanisë së një miku në New Jersey, duke falsifikuar nënshkrimin e mikut në një kontratë. Ai mik ishte Neza, biznesmeni me origjinë shqiptare që është në qendër të akuzave të ngritura nga prokurorët e Uashingtonit. Por miku i McGonigal me sa duket nuk ishte në dijeni të punës së tij për Deripaskën. Kur Neza pyeti për burimin e transfertave bankare nga një bankë ruse, McGonigal u përgjigj se ai kishte bërë një punë legjitime për një djalë të pasur rus. Neza pranoi transferimin e parave, thanë prokurorët’, thekson artikulli i gazetës më të madhe amerikane, New York Times.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco