KAFE SHQETO/ Mungesa e kryeministrit seancën plenare, Bozdo: Rama fshihet, se nuk ka ku mbahet më

11:27, 03/02/2023
A+ Aa A-

Mungesa e Ramës në zhvillimin e seancës plenare ditën e djeshme në Kuvend tregoi edhe një herë se si po ju shmanget përgjegjësive duke ‘u fshehur’.

 I ftuar ditën e sotme në “Kafe Shqeto’, anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Eno Bozdo është shprehur se opozita ka të drejtën e saj legjitive për të kërkuar llogari ndaj kësaj situate.

 

Deklarata e potë:

“Është shumë e qartë se çfarë ka bërë Rama. Ka korruptuar njeriun më të rëndësishëm pasi McGonigal ka qenë përgjegjës për kundër-zbulimin në New York. New York-u është qendra kryesoree e kundër-zbulimit Amerikan brenda kufinjëve të Shteteve të Bashkuara, për shkak se është qyteti metropolitan i institucionit ndërkombëtar.

Si i tillë, Rama çfarëdo lloj shfaqje të përgatiste, siç bërë edhe dje, çfarëdo lloj kapërcimesh logjike ku për të justifikuar çfarë ka bërë jo vetëm Shehu po për të ju rikthyer edhe një herë 21 Janarit apo dosjes të tjera të Gërdecit , është kapur me “peshk në dorë’ pra fajtor. Është shumë e qartë se çfarë ka ndodhur pasi verdikti politik është dhënë dhe pritet të jepet edhe ai material nëse mund ta them kështu.

Kështu që pavarësisht të gjitha justifikimeve, justifikimi nuk do të kishte qenë i tillë nëse nuk do të ishte fshehur. Ai do të kishte qenë i pari që nuk do të linte Elisa Spiropalin në Kuvend dhe të mos krijonte atë situatë që politikisht nuk i volit aspak, sidomos tani me ardhjen e zgjedhjeve vendore.

Por nuk gjë e tillë nuk ndodhi. Ai i fshihet përballjes dhe pastaj në intervista kur kujdeset të mos ketë asnjë pyetje apo ngacmim jep versionin e tij.

Edhe performanca e tij ditën e djeshme apo shkarjet logjike që përdorte, kërcimi nga një degë në tjetrën duke mos u mbajtur te thelbi i çështjes tregoi edhe një herë tjetër që opozita ka të drejtën e saj legjitive për të treguar se ai është personi që ka përdorur zyrtarët e lartë për të goditur Partinë Demokratike dhe për ta shpërbërë atë.

Klea Sula/ Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco