Lajmi i fundit

‘Vjedhjet’ me ‘5D’, opozita vijon protestë sot te bashkia e Tiranës

KAFE SHQETO/ Hoxha: Qeveria e çoi enkas në faliment Bashkinë Vorë, për t’i vjedhur fondet

11:14, 03/02/2023
A+ Aa A-

Kandidati i PD-së për zgjedhjet lokale në Bashkinë e Vorës, Indrit Hoxha ka akuzuar qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama se e ka çuar qëllimisht në faliment këtë bashki për ta vjedhur atë.

I ftuar në KAFE SHQETO në SYRI TV, Hoxha theksoi se Bashkia e Vorës është një ndër bashkitë më të pasura në vend sa i përket anës ekonomike për shkak të pozicionit dhe zonës industriale, por Rama qëllimisht e ka çuar në faliment, që buxheti i saj të meret nga qeveria dhe më pas ta bëjë pjesë të koncensioneve PPP-ve dhe më pas ti vjedhi ato fonde.

Hoxha: Kandidati i vetëm që kemi përballë është Edi Rama. Nuk ka kandidat tjetër Vora. Mund të kenë ndryshuar 5 a 6 a 7 pasi Rama emëron nga një çdo 6 muaj në Vorë derisa e ka çuar bashkinë në falimentim dhe ajo është një bashki që ka shpallur falimentin dhe asgjë nuk funksionon në çështjet administrative. Vora është ndër bashkitë më të pasura. Është bashkia e dytë ekonomike e vendit pas Tiranës për shkak të pozitës gjeografike dhe zonës industriale që ka, por si çdo gjë që rilindja ka bërë në këto 10 vite që e ka shkatërruar edhe Vora nuk mund të shpëtonte nga shkatërrimi i qeverisë dhe i Ramës. Falimenti i bashkisë është bërë për një qëllim shumë të thejshtë që buxheti i saj të meret nga qeveria dhe më pas ta bëjë pjesë të koncensioneve PPP-ve dhe më pas ti vjedhi ato fonde.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco