'McGonigal'/ Enri Çeno sqaron foton dhe i përgjigjet Ramës: Heshtja tregon se është person nën hetim në SHBA

18:22, 02/02/2023
A+ Aa A-

Sekretari për Marrëdhëniet me Jashtë në PD, Enri Çeno sqaroi në Task Force me Sonila Meçon, në Syri Tv, të vërtetën e fotos me ish-zyrtarin e FBI, Charles McGonigal, i arrestuar në SHBA. 

Ai theksoi se i është bashkuar një darke me miq ku i pranishëm ka qenë edhe ish-shefi i FBI 6 vjet më parë, por që nuk ka patur asnjë kontakt apo komunikim me të. 

Çeno theksoi gjithashtu se ministra, ish-ministra dhe kryeministri Edi Rama po i shmangen deklaratave publike, ndryshe nga vetë ai, pasi e dinë që janë persona nën hetim në SHBA nga FBI. 

Enri Çeno ka edhe një të dyshuar se kush e ka nxjerrë atë foto me tendencë për të sfumuar skandalin e Ramës dhe për të goditur opozitën. 

"Ishte një foto në një moment privat dhe intim në një darkë ku unë dhe partnerja ime po festonim ditëlindjen e saj. Ka qenë 16 nëntor 2017. Nuk u prezantua që kishte një pozicion aq të lartë, thjesht si një agjent i FBI. M.q.s jam edhe studiues i ligjit, kam edhe një eksperiencë profesionale me një fond investimesh amerikane, jam njohës i ligjit shqiptar dhe atij ndërkombëtar, jam njohës i ligjit tregtar dhe i ligjit penal. Mbaj përgjegjësi edhe morale politike për rastin konkret, por edhe përgjegjësi penale për gjithçka që mund të them apo akte që mund të ndërmarr.

Vetë fakti që unë jam këtu sot, tregon se lidhjet e mia me personin në fjalë, siç jam akuzuar dje nga dy Tv të lidhur me qeverinë, tregon faktin që lidhjet janë inekzistente. Nëse unë me këtë person do të kisha patur një shkëmbim mesazhesh, apo email-e, në telefonin e tij do të ishin gjetur provat. Kjo çështje ka mbi tre vite që hetohet nga agjencitë ligjzbatuese amerikane, nga FBI. Nëse do të ishte gjetur një komunikim i imi me ish-zytarin e FBI, të jeni të bindur që unë do të isha thirrur nga FBI për t'u marrë në pyetje. Kjo nuk ka ndodhur. 

Ndërkohë me personat e tjerë që nuk janë përgjigjur ende qoftë Personi A apo B, qoftë ministrat, ish-ministrat, apo vetë kryeministri, fakti që këta po i shmangen deklaratave publike, se nëse je person nën hetim, apo që ke dijeni për çështje që janë në hetim, gjithçka që mund të deklarosh publikisht, mund të përdoret si provë nesër. 

Në tavolinë ishin mbi 10 veta. Jam larguar nga tavolina kur aty ka mbërritur Damian Gjiknuri, asokohe ministër, sepse me të kisha një problem gjyqësor në atë periudhë. Foto ka dalë nga personat që ishin në tavolinë. Personat që kanë patur interes politik, në rastin konkret asokohe ka qenë Gjiknuri, besoj se do të ketë dalë nga këta. Ajo foto nga dalë nga ajo tavolinë", tha Çeno.  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco