Danaj: Nëse kjo qeveri merr mandatin e rradhës skandalet do të jenë më të mëdha

21:30, 01/02/2023
A+ Aa A-

Eksperti i çështjeve ekonomike Vjoldi Danaj i ftuar në “Këndi i Pano Sokos” në Syri Tv ka deklaruar se një parti politike sa më shumë mandate radhazi të drejtojë qeverinë aq më shumë i thellon rrënjët e korrupsionit dhe skandaleve.

Sipas Danajt nëse kjo qeveri vazhdon edhe në mandatin tjetër situata do të jetë akoma më e rënduar.

“Ne jetojmë çdo ditë realitetin dhe e besojmë. E duam me shifra apo me perceptim, realiteti është ky. Është e pranueshme që një qeveri, që ka sidomos mandatin e tretë, të ketë pasur kohë mjaftueshëm për skandale, problematika që njerëzit ta kenë krijuar tashmë atë perceptimin e tyre për korrupsionin dhe ta kenë jetuar. Sa më gjatë të jetojë në pushtet një qeveri aq më e lehtë është që ajo të kalbezojë sistemin dhe të rrisi korrupsionin. Unë e shoh deri diku normale që perceptimi është rritur. Jemi në mandatin e tretë të qeverisë së partisë socialiste. Po të vazhdojë akoma dhe një studim tjetër mbas një katër vjeçari do të jemi akoma edhe më poshtë sesa situata aktuale. Dhe bombardimet që po i bëhen publikut nga mediat me të gjitha skandalet e përforcojnë perceptimin e tij  përsa i përket korrupsionit. Pra që gjithmonë e më shumë po thonë që po jetojmë në një vend të korruptuar, ku e drejta nuk të merret për bazë.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco