Enri Çeno shpjegon foton me McGonigal: Ja e vërteta e 'takimit' me mikun e Personit B

Enri Çeno shpjegon foton me McGonigal: Ja e vërteta e 'takimit' me mikun e Personit B

21:08, 01/02/2023
A+ Aa A-

Prej disa ditësh, Edi Rama ka mobilizuar mediat që ka nën kontroll për t'i përdorur si armë sulmi kundër opozitës, pasi këtë e sheh si mundësinë e vetme për t'u mbrojtur nga mega-afera me McGonigal. 

I gjendur përballë skandalit të përmasave botërore, pasi ka korruptuar një zyrtar të FBI, Rama këtë pasdite nxitoi të sajojë nga hiçi shashkën e radhës ndaj opozitës. 

Mediat pranë kryeministrit publikuan një foto të Charles McGonigal me Sekretarin për Marrëdhëniet me Jashtë në PD, Enri Çeno, 5 vite më parë. 

Ky i fundit ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke shpjeguar të vërtetën e kësaj foto. 

Reagimi
Makineria propagandistike e përbaltjes së qeverisë nëpërmjet një prej mediave të saj për të përfshirë opozitën paska nxjerr nga telefoni i “Personit B” një foto timen dhe të ish partneres sime me agjentin e FBI-së McGonigal.

Për sqarim: Ishte 16 Nëntori i mbi 5 viteve më parë ku unë dhe ish partnerja po festonim datëlindjen e saj. Në tavolinën ngjitur ishte një tjetër mik i imi me partneren e tij dhe pak më tutje po darkonin Personi A me Personin B nën shoqërinë e disa të huajve. Në përfundim të darkës “Personi B” si i njohur i joni na ftoi të dy çiftet për një pije. Aty u prezantuam edhe se cilët ishin të huajt. Pas pak tavolinës i shtohet edhe Damian Gjiknuri asokohe ministër, unë vendosa të largohesha pasi me të kam patur një konflikt ligjor në gjykatë.

Kjo ishte hera e parë dhe e fundit që unë jam takuar me zyrtarin e FBI-së. Ndryshe nga Taulantët, Damianët, Belindat, Ëngjëllat apo Edvinët, unë nuk kam ndarë kurrë interesa financiarë apo okultë as me “Personin A” as me “Personin B” e aq më tepër me gjobvënësit e FBI-së. Gjatë tërë jetës sime nuk kam përfituar asnjë qindarkë para publike dhe nga shtatori i 2013 vetëm jemi përballur e përplasur me regjimin e Ramës si familje.

Për Kim Philby-sat morali është një aset luksi që nuk mund të ja lejojnë vetes dhe koha e tyre ka marrë fund, qoftë në Shqipëri apo jashtë saj. Kjo burracakëri e ulët thjesht me shton forcën për të përdorur të gjithë logjistikën time që këta minues të opozitarizmit dhe demokracisë së vendit të përgjigjen në mënyrën e merituar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco