Mediu organizon bashkë me kongresmenët Amerikan në DC Forumin e Sigurisë

Mediu organizon bashkë me kongresmenët Amerikan në DC Forumin e Sigurisë

12:31, 01/02/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Republikane në Shqipëri, Fatmir Mediu ka organizuar dhe drejtuar së bashku me Kongresmenët Pete Sessions dhe Robert Aderholt Forumin e Sigurisë me temë”Agresioni Rus në Ukrainë dhe ndikimi i Kinës dhe Rusisë në rajonin e Ballkanit” në Uashington.

Në njoftimin e tij në rrjetet sociale, Mediu ka theksuar temat kryesore të forumit të sigurisë, siç ishin problemet në Ballkan dhe mundësinë e një konflikti të mundshëm të sponsoriziar nga Rusia për të tërhequr vëmendjen nga konflikti në Ukrainë.

Këtë shqetësim Mediu e ka mbështetur nëpërmjet disa fakteve evidente siç janë, shpenzimet luftarake pa kufi të Serbisë në bashkëpunim me Rusinë dhe Kinën, situata në Bosnjë, dhe vecanërisht kërkesa e Republika Sërbska për shkëputje, tensionete qëllimshme në Veri të Kosovës me shenja të agresionit ushtarak të Serbisë dhe bllokimi i dialogut dhe prezenca e fuqishme ekonomile e Kinës në sektorë kritikë që lidhen me sigurinë kombëtare.

Sipas kreut të republikanëve, kongresmenët shprehën mbështetjen e tyre për të ndihmuar Ukrainën dhe mposhtur regjimin e Putinit, ashtu sic shprehën shqetësimim e tyre për ndërhyrjet e Kinës në rajon dhe më gjerë nëpërmjet Iniciativls 17+1 dhe Road and Belt

Postimi i plotë:

Washington DC:

🔹Ishte privilegj i vecantë që të organizoj dhe drejtoj së bashku me Kongresmenët Pete Sessions dhe Robert Aderholt Forumin e Sigurisë me temë”Agresioni Rus në Ukrainë dhe ndikimi i Kinës dhe Rusisë në rajonin e Ballkanit”

🔹Në këtë takim morën pjesë dhjetra kongresmenë Amerikan: Cong Sessions:Aderholt: Lutrell: Ëilson: Ëamp: Moolinar, Mann etj.

Po ashtu delegacione nga: Ukraina:Lithuania:Polonia: Rumania:Bullgaria:Kosova:Bosnja:Kroacia:Shqipëria: Mali i Zi: Maqedonia e Veriut: Serbia Britania:

Autoritete nga Departamenti i Mbrojtjes dhe Keshilli i Sigurisë kombëtare.

🔹Në takim theksova problemet në Ballkan, mundësinë e një konflikti të mundshëm të sponsoriziar nga Rusia për të tërhequr vëmendjen nga konflikti në Ukrainë, nëpërmjet disa fakteve evidente sic janë.

•shpenzimet luftarake pa kufi të Serbisë në bashkëpunim me Rusinë dhe Kinën

•situata në Bosnjë, dhe vecanërisht kërkesa e Republika Sërbska për shkëputje

•Tensionete qëllimshme në Veri të Kosovës me shenja të agresionit ushtarak të Serbisë dhe bllokimi i dialogut

•prezenca e fuqishme ekonomile e Kinës në sektorë kritikë që lidhen me sigurinë kombëtare.

•🔹Kongresmenët shprehën mbështetjen e tyre për të ndihmuar Ukrainën dhe mposhtur regjimin e Putinit, ashtu sic shprehën shqetësimim e tyre për ndërhyrjet e Kinës në rajon dhe më gjerë nëpërmjet Iniciativls 17+1 dhe Road and Belt.

Pothuaj në cdo vend tashmë Kina është kthyer në kërcënim për sigurinë dhe privatësinë e shtetasve tanë.

Delagacioni shqiptar kishte në përbërje edhe deputetët Gjiknuri: Cupi dhe Gjylameti.

Po ashtu delegacioni Kosovës përfaqësohej nga ish kryeministrat Haradinaj: Hoti, kryetari i PDK Krasniqi dhe deputet nga gjithë grupet parlamentare..

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco