KAFE SHQETO/ Kraja: Paratë e krimit po e bëjnë Tiranën të pajetueshme

11:22, 01/02/2023
A+ Aa A-

I ftuar në KAFE SHQETO në SYRI TV, Akil Kraja drejtuesi i kabinetit të kreut të PD-së Sali Berisha, ka folur për paratë e pista që po investohen në Tiranë.

Kraja thekson se ‘është prioritare për t'u sqaruar se këto miliarda euro që po investohen në sektorin e ndërtimit në Tiranë, përgjime ku citohet Ndragheta, kulla me pronarë të dyshimtë a janë apo jo pjesë e një skeme ku Bashkia e Tiranës është përfshirë në pastrimin e parave ndërkombëtare’.

Kraja: Dy temat e vërteta janë, e para është burimi i bumit të ndërtimit në Shqipëri, sa kanë penetruar paratë e krimit të organizuar ndërkombëtar në Tiranë dhe sa bashkia është pjesë e pastrimit të parasë ndërkombëtare; dhe pjesa e dytë është sa e jetueshme dhe funksionale është bërë Tirana sot.

Po t'i futemi bisedës thjesht kush fiton dhe kush humbet, këtu futemi në sociologjinë e urbanistikës, është një tjetër dilemë, çfitet e reja apo pensionistët, pronarët e vjetër.

Prioritare është për t'u sqaruar se këto miliarda euro që po investohen në sektorin e ndërtimit në Tiranë, përgjime ku citohet Ndragheta, kulla me pronarë të dyshimtë a janë apo jo pjesë e një skeme ku Bashkia e Tiranës është përfshirë në pastrimin e parave ndërkombëtare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco