Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Skandali Rama-McGonigal/ Eksperti i CIA-s: Rrezikon sigurinë kombëtare

Skandali Rama-McGonigal/ Eksperti i CIA-s: Rrezikon sigurinë kombëtare

08:56, 01/02/2023
A+ Aa A-

Eksperti në fushën e inteligjencës, ish-agjenti i CIA-s, Kevin Carroll, ka dhënë një intervistë për rrjetin e njohur të informacioneve qeveritare amerikane, C-SPAN. Rrjeti që mbulon kryesisht çështjet e Kongresit Amerikan, e ka intervistuar Carroll për skandalin e ish-agjentit të lartë të FBI, Charles McGonigal. Carroll thotë se ai akuzohet se ka marrë para nga qeveria shqiptare gjatë kohës që shërbente në FBI. Sipas tij, ky korruptim i një zyrtari të lartë të FBI ka pasoja serioze në sigurinë kombëtare amerikane.

Kush është Charles McGonigal, çfarë ka bërë për FBI-në?

Charles McGonigal ka mbajtur një nga pozicionet më të rëndësishme në kundërzbulimin amerikan, ai ka qenë agjent special për kundërzbulimin e huaj në FBI në Nju Jork, që është zyra më e madhe me 2 mijë agjentë. Është një zyrë shumë e rëndësishme sepse mbulon Nju Jorkun, ku janë zyrat qendrore të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, misionet e huaja, konsullatat, pra shumë zyrtarë të huaj të vendeve si Kina, Rusia, Irani, etj.

Për çfarë është paditur, për çfarë akuzohet?

Interesant është se ai është paditur për dy akuza të ndryshme, një në Uashington dhe një në Nju Jork. Ajo në Uashington e akuzon se ka pranuar të paktën 225 mijë dollarë nga qeveritë e huaja, përfshi atë të Shqipërisë dhe Bosnjës, në këmbim të kryerjes së veprimeve zyrtare për ta, teksa ishte akoma në FBI. Dhe ai bëri deklarata false në lidhje me këtë në deklarimin vjetor për FBI-në. Në Nju Jork është akuzuar për shkelje të sanksioneve dhe pastrim parash pasi ka punuar me një oligark të sanksionuar, të cilin e kishte hetuar më parë, pasi u tërhoq nga FBI.

Pra, ai u tërhoq nga FBI në vitin 2018 dhe është ky oligarku rus, Deripaska, një oligark rus i sanksionuar. Na shpjego se çfarë do të thotë kjo?

Oleg Deripaska është një nga njerëzit më të pasur në Rusi dhe është i lidhur ngushtë me Vladimir Putinin. Pasi Rusia aneksoi Krimenë dhe pjesë të Donbasit, për të ndëshkuar Rusinë për këtë, Departamenti i Thesarit të SHBA vendosi sanksione financiare për figura të larta dhe të fuqishme ruse si Deripaska. Duke thënë qartë se nuk mund të marrësh para prej tyre, nuk mund të bësh biznes me ta. Pavarësisht se e dinte këtë, sepse po i investigonte, përpara se të largohej në vitin 2018, McGonigal shkoi të punonte për Deripaskën. Dhe ai pastroi paratë që merrte nga Deripaska përmes një kompanie në Nju Xhersi me të cilën ishte bashkuar me identitet fals kur ishte akoma në FBI. Prandaj akuzohet për shkelje të sanksioneve dhe pastrim të parave.

A besoni se ka implikime të sigurisë kombëtare në arrestimin e McGonigal?

Kam frikë se ka pasoja shumë serioze të siguria kombëtare. Në padi thuhet, dhe sigurisht paditë janë vetëm versioni zyrtar i qeverisë, janë dyshime, ne do të dëgjojmë edhe variantin e McGonigal në këtë histori. Por ai po merrte para nga qeveritë e huaja ndërsa punonte akoma për FBI-në dhe më pas punoi me këtë individin rus të sanksionuar. Jam vërtet i shqetësuar për dy arsye: si ish-agjent special i kundërzbulimit së huaj në Nju Jork, McGonigal ka pasur akses në një numër të jashtëzakonshëm informacionesh të inteligjencës amerikane, të cilat ai mund t’ia kalonte qeverive të huaja.

Sigurisht, meqë merrte para nga rusët, ai ka pasur mundësi t’u jepte informacione të kundërzbulimit amerikan. Ndoshta më e keqja nga të gjitha, disa vite më parë, shumë kinezë u arrestuan dhe u akuzuan me dyshimet se punonin për CIA-n. McGonigal ishte në krye të atyre hetimeve, kështu që çdo leksion i mësuar në atë hetim se pse inteligjenca kineze ishte në gjendje të identifikonte njerëzit që punonin për CIA-n, mund të jetë kompromentuar nga McGonigal.

Duket se një grua e përfshirë me McGonigal ndihmoi qeverinë federale të hapte këtë çështje. Ai e bënte këtë për vite pa u pikasur. Çfarë na thotë kjo për aftësinë e qeverisë për të identifikuar agjentët që janë aktorë të këqij në sistem?

Qartësisht masat në këtë rast nuk ishin të mjaftueshme. McGonigal ishte i martuar dhe ish-dashnorja e tij e denoncoi kur ai i tha se nuk kishte ndërmend të linte gruan e tij. Ajo i tha shefit të tij se duhet të kontrollonte lidhjet e McGonigal me shqiptarët dhe qindra-mijëra dollarë në cash që kishte parë në apartamentin e tij.

Mes gjërave që ajo thotë, dhe që janë shqetësuese, është se McGonigal e kishte familjen në Maryland në një vilë në periferi, që është shumë e shtrenjtë, si dhe kishte një apartament në Brooklyn, që është tani i shtrenjtë, dhe e çonte në restorante luksoze, ndiqnin aktivitetet sportive në lozha të shtrenjta. McGonigal ishte zyrtar i lartë i FBI, por këto janë përtej mjeteve financiare si një zyrtar qeveritar. Është shumë shqetësuese që kjo pasuri e pajustifikuar nuk u zbulua kur shërbente në FBI.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco