Berisha: Rama angazhoi McGonigal për të ndihmuar miqtë e tij, Vangjush Dakon, Tom Doshin

19:49, 31/01/2023
A+ Aa A-

Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi se mafia në pushtet që qeveris Shqipërinë është rrezik edhe për SHBA. 

Në fjalën e tij, gjatë mbledhjes së Kryesisë së PD, Berisha theksoi se Rama angazhoi McGonigal për të ndihmuar miqtë e tij, Vangjush Dakon, Tom Doshin.

"McGonigal u përdor gjithashtu edhe për afera korruptive të tjera, për licenca. Ai u shpërblye me qindra dhe miliona euro. Me 225 mijë dollarë thuhet në dokument, 500 mijë të tjera nga një bankë e Qipros, por edhe miliona të tjera, thuhet gjerësisht. Ai u angazhua nga Edi Rama për të ndihmuar miqtë e tij të ngushtë, Vangjush Dakon, Tom Doshin dhe të tjerë të shpallur ‘non grata’ nga Departamenti i Shtetit. Gjithë këto zhvillime dëshmojnë se mafia në pushtet, mafia në pushtet përbën pushtetin më të rrezikshëm. Mafia në pushtet përbën një pushtet të rrezikshëm edhe për vetë SHBA-të. Mafia e Tiranës në pushtet është pra një rrezik madhor, jo vetëm për shqiptarët, por një rrezik madhor edhe për SHBA-në siç fakton rasti McGonigal, por ju garantoj ju se McGonigal, jo në atë nivel të inteligjencës, por në nivele të tjera, ka edhe të tjerë në Europë dhe SHBA".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco