Berisha: Fuqia e FBI-së u përdor për qëllime private nga Rama duke korruptuar shefin e kundërzbulimit

19:48, 31/01/2023
A+ Aa A-

Skandali Rama-McGonigal është lajm i ditës jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

Kryetari i PD, Sali Berisha tha në fjalën e tij gjatë mbledhjes së Kryesisë se Edi Rama përdori për qëllime private fuqinë e FBI-së, duke korruptuar shefin e kundërzbulimit. 

"Por ajo që është publikuar, ka që janë publikuar dhe ka të tjera që nuk janë publikuar, por janë në dosje. Ajo ç’ka është publikuar është e sigurtë  se në datën 4 janar të vitit 2018, ish-oficeri i Sigurimit të Shtetit Agron Neza, i dha atij informacione për kompaninë lobiste të PD-së. Ajo çka është e vërtetuar se, po ky ish-oficer i policisë sekrete të Enver Hoxhës, Sigurimit të Shtetit, i dha atij përsëri informacione të reja për lobimin e kësaj kompanie në datën 16 janar të vitit 2018, dhe se këto informacione biznesmenit të lidhur si mishi me thoin, me McGonigal dhe ish-oficerit të Sigurimit të Shtetit Agron Neza, ja dha direkt zyra e kryeministrit Edi Rama. Pra del e qartë se fuqia e institucionit me të fuqishëm të fushës në SHBA, u përdor për qëllime private nga Edi Rama duke korruptuar shefin e kundërzbulimit të FBI-së", theksoi Berisha. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco