Gjokutaj: SPAK i detyruar që të regjistrojë çështjen ndaj Edi Ramës

18:21, 31/01/2023
A+ Aa A-

Për avokatin Genc Gjokutaj, SPAK është i detyruar që të regjistrojë çështjen ndaj Edi Ramës, pas kërkesës së bërë nga deputeti Gazment Bardhi.

Duke folur në ‘Task Force’ në SYRI TV me Sonila Meçon, Gjokutaj është shprehur se, Bardhi ka treguar ekzistencën e faktit dhe SPAK duhej të regjistronte menjëherë çështjen.

‘Nga ana e SPAK, konsiderohet si një harresë e deputetit Bardhi të cilët i kanë bërë inventarin e zarfit dhe i ka munguar dosja e Ramës. Kjo është tragjike dhe komike njëkohësisht.

Gazment Bardhi si kallëzues e ka përfunduar misionin e tij për të provuar ekzistencën e faktit. Kur kallëxuesit të tregon ekzistencën e faktit, ti si prokurori je e detyruar të regjistrosh çështja. Pastaj e pushon apo e çon në gjykatë, është histori tjetër.

Me këtë ekzistencë fakti, prokurori me një procesverbal këqyrje të kompjuterit faqes së Departamentit të Drejtësisë, në prani të dy personave, të IT, merr nga interneti më kqyrje atë faqe dhe regjistron procedimin.

Më pas u thotë amerikanëve se kemi marrë dijeni se në faqen tuaj ekziston kjo dosje dhe i kërkon nëpërmjet letër-porosisë Departamentit të Drejtësisë, jo akt-akuzën, por të gjithë fshikullin e hetimit me të gjitha provat që përmban, pro apo kundër kryeministrit.

Kjo është përmbushja e faktit nga SPAK’, tha avokati Genc Gjokutaj në SYRI TV.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco