Intervista në SYRI TV/ Eksperti: Dokumentet e fundit të publikuara nga hackerat mund të zbulojnë nga po rrjedhin

17:33, 31/01/2023
A+ Aa A-

I ftuar në 'Edicionin e Pasdites' në SYRI TV, me Armela Ferkon ishte inxhinieri i rrjeteve kompjuterike, Erion Demiri. 

Demiri është shprehur se ditët e fundit është publikuar një dokument i ri në kanalin e Telegramit që menaxhohet nga hakerat.

Ky dokument tha Demiri gjenerohet nga punonjës që kanë të drejta në sistem për të bërë këtë veprim.  

Jo domosdoshmërisht kjo çertifikatë tregon një akses të paautorizuar në sistem, tha ai, i pyetur nëse ka gjasa që hackerat të jenë ende në sistemin e e-albania.  

"Ashtu si jemi mësuar të kemi çdo javë një publikim të vazhdueshëm të të dhënave, por jo të një rëndësie të madhe. Dje ka ndodhur diçka e veçantë duke publikuar një certifikatë normale, që në kushte normale nuk ka ndonjë vlerë, ajo u hodh por u fshi shpejt. Ajo ka të shënuar të dhënat se kur është marrë nga sistemi me datë 29.01.2023. Ky dokument është shumë më i freskët sesa dokumentatet e tjerë që janë hedhur nga hakerat në llogarinë e tyre në telegram.

Organet kompetente po mundohen që të gjejnë origjinën e këtyre grupeve kriminale që të bëjnë një lidhje me këtë çertifikatë.

Ky është një dokument i cili gjenerohet që ka të drejta ose nga një punonjës që ka të drejta në sistem për të bërë këtë veprim. Jo domosdoshmërisht kjo çertifikatë tregon një akses të paautorizuar, ajo jep shumë më tepër informacion grupit të hetimit, pasi kjo është hera e parë që bëjnë një veprim të tillë dhe do të ishte më e lehtë për ta gjetur burimin se nga është gjeneruar ky dokument.

Ky dokument ka një orë një datë dhe një kod QR i cili gjenerohet nga sistemi vërtetohet shpejt se është një dokument i vërtetë ose i fabrikuar, dhe stafi teknik i sistemit mund të shikojë nëse ka apo jo loge, nga cili user është gjeneruar edhe kështu me rrallë.

Ka qenë gati e pamundur që të gjenden këto hakera, të dhënat që ata publikonin ishin të përpunuara dhe nuk vërtetohet shumë thjesht se nga janë marrë të dhënat dhe si janë marrë, por në momentin që ke këtë dokument të tillë që është shumë i freskët dhe koncepti kohor është vendimtar në fushën e kibernetikës. Është shumë e thjesht pasi e ke më të ngushtë fushën ku t'i mund të kërkosh, të shikosh nga cili është gjeneruar, si është gjeneruar, pse është gjeneruar si i ka rënë në dorë këtyre ky dokument edhe janë të gjitha loget se si është marrë ky dokument.

Me aq sa kemi parë duket se dokumenti është i saktë por fjalën e fundit do ta thotë institucioni.

Në të gjitha institucionet kanë filluar një reagim pas sulmeve të hakerave dhe po punohet që të mbrohen nga këto sulme. Nuk është e thjeshtë që të mbrohen sepse ashtu si njihet në hapësirën kibernetike quhen sulme kibernetike pasi ai harxhon më pak resurse se sa ti që të duhet për t'u mbrojtur. Do të duhet shumë kohë që të kemi një mbrojtje më të koordinuar dhe efektive kundrejt këtyre sulmeve".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco