VIDEO-SYRI TV/ Harta e re gjyqësore, shkrin 18 gjykata në rrethe, mbyllen 5 gjykata Apeli

16:03, 31/01/2023
A+ Aa A-

Nga SYRI TV

Harta e re gjyqësore, shkrin 18 gjykata në rang vendi ku implementimi nis prej datës 1 shkurt.

Në vend janë 5 gjykata Apeli që mbyllen  Shkodër, Vlorë, Durrës, Korçë dhe Gjirokastër. Në gjykatat e Apelit ka nisur puna për transferimin e dosjeve dhe stafeve drejt Tiranës. Por këtë vendim e kanë kundërshtuar banorët e Vlorës, të cilët e konsiderojnë absurd.

Nga gjykata e Apelit të Vlorës transferohen në Tiranë rreth 6000 dosje me çështje civile e penale për të cilat kreu I avokatisë Sihat Fistaj thekson problematikën që do të sjellë kjo për banorët.

Ndërkohë edhe në Shkodër mbylla e apelit do të sjellë transferim të madh të dosjeve 

Kryetari i Dhomës së Avokatisë Shkodër, Anton Kosteraj thotë se vendimi ka ardhur i formës së prerë nga KLGJ dhe nuk mund të ankimohet.

Por kosto për banorët e jugut sjell mbyllja e Gjykatës së Apelit Gjirokastër, në të cilën shqyrtoheshin rreth 1300 dosje ne vit, përfshirë edhe Sarandën.

por ndërsa më të lehtë për shkak të afërsisë me apelin e vetëm që mbetet në Tiranë, e kanë banorët e Durrësit, për juglindjen harta e re territoriale sipas Arben Lenës, kryetarit të Dhomës së avokatisë Korçë barra më e madhe do të bjerë tek qytetarët, ndërkohë që pritet të transferohen drejt Apelit në tiranë 900 dosje.

Shqipëria nga 6 apele në të gjithë vendin reduktohet në një Apel kombëtar, atë të Tiranës. Ndërsa 13 do të jetë numri i gjykatave të shkallës së parë nga 22 që ishte aktualisht ku shkrihen disa gjykata e po ashtu shkrihen edhe 4 gjykata administrative Vlorë, Shkodër Korçë e Durrës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco