Media amerikane i mëshon me forcë: Rama punon për kartelin Sinaloa

Media amerikane i mëshon me forcë: Rama punon për kartelin Sinaloa

10:52, 31/01/2023
A+ Aa A-

U bë disa ditë, që pas shpërthimit të skandalit të ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal, që mediat amerikane i mëshojnë me forcë një skenari. Sipas tyre, kryeministri shqiptar, Edi Rama është i lidhur me kartelin meksikan, Sinaloa.

Gazetari i njohur, Dan Bongino, e ka përmendur dy herë diçka të tillë.

“Njerëzit nga e gjithë qeveria ishin shumë konfuz se pse Biden nuk po bënte asgjë për këtë kryeministrin e Shqipërisë që dyshohet se po bashkëpunon me zyrtarin e FBI-së, që unë po ju them se është i lidhur me Hunter (Biden), ata janë të lidhur. Këtu kryeministri shqiptar duket se është i përfshirë në një konspiracion narko-trafikimi që përfshin kartelin Sinaloa. Një prej karteleve që po trafikon lëndë narkotike përmes kufirit jugor. Ata janë përgjegjës për sasitë më të mëdha të narkotikëve që trafikohen në SHBA. Por, për çfarëdo lloj arsyeje, administrata e Biden nuk duket e shqetësuar nga kjo gjë. A është kjo sepse njerëzit në qeverinë tonë po paguhen nga shqiptarët? Për t’i bërë njerëzit të kthejnë faqen tjetër? Një pyetje e drejtë apo jo?” tha Bongino.

Ai i referohet lajmeve se kryeministri shqiptar ka pritur në zyrën e tij një njeri të kartelit të Sinaloas. Personi që e dërgoi në zyrën e Ramës nuk është as më shumë dhe as më pak, por vetë Dorian Duçka, që shfaqet në aktakuzën e hetuesve amerikanë për Charles McGonigal.

Bongino i denoncon lidhjet e Ramës me Sinaloan edhe në një tjetër program.

“Tani le t’i lidhim të gjitha bashkë? Çfarë kërkon grupi i George Soros? A duan të ndërhyjnë në zgjedhje dhe duan kufij të hapur. Epo, karteli Sinaloa, kartelet e drogës i duan kufijtë e hapur. Oooo, po shiko, Euronews shqiptar. “Karteli i Sinaloas, aleat me mafian shqiptare, mediat meksikane zbulojnë listën me emra”. Duket sikur Soros, Hunter, Biden, OJQ-të, Joe Biden, të gjithë ata duket se kanë interesa të ngjashme. Duket si një kabalë e madhe dhe e trashë, apo jo?” tha Bongino.

Për SHBA, karteli i Sinaloas është një shqetësim i jashtëzakonshëm për shkak të pranisë së tij në qytetet më të mëdha amerikane.

Inteligjenca amerikane vlerëson se Sinaloa është organizata më e fuqishme e drogës në botë, madje edhe më e fuqishme se karteli famëkeq i Medelinit në kulmin e tij.

DEA amerikanë thotë se ky është karteli më i fuqishëm i drogës në histori.

Kujtojmë se para pak ditësh, Meksika për pak përfundoi në luftë civile pas arrestimit të djalit të ish-drejtuesit të këtij karteli, El Chapo Guzman.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Messi 31/01/2023 11:36

Shtypi amerikan thote, se kryeministri Rama,bashkepunon me kartelin e Sinaloas

Shto koment

Denonco