Njeriu i kartelit Sinaloa në takim me Edi Ramën/ Detajet dhe reagimet

Njeriu i kartelit Sinaloa në takim me Edi Ramën/ Detajet dhe reagimet

10:35, 17/09/2022
A+ Aa A-

Luftar Hysa dhe Besnik Lulaj, ortakët e kartelit ‘Sinaloa’ në Shqipëri sipas mediave meksikane, janë pikërisht personat që në datën 4 tetor të vitit 2020 vizituan zyrën e kryeministrit Edi Rama nën shoqërinë e deputetit gjerman të CDU-CSU, Mark Hauptmann dhe Dorian Duçkës, që në atë kohë ka qenë këshilltar i kryeministrit për investime nga jashtë.

Fotot janë publikuar në atë kohë, në kuadër të vizitës së Hauptmann në Shqipëri, kur Rama ishte në vrullin politik për të kaluar ndryshimet në Kodin Zgjedhor, edhe pa opozitën parlamentare.

Në atë kohë, mediat u interesuan pranë CDU/CSU, nëse vizita e Hauptman kishte ndonjë mision politik, por një gjë e tillë na u mohua. Ndërkohë disa nga gazetat më të mëdha gjermane në atë kohë shkruanin se politikani gjerman kishte bërë një vizitë të dyshimtë në Shqipëri.

Dhe lajmi i gazetës meksikane “El Universal” për ortakët e kartelit Sinaloa në vendin tonë, i dha përgjigje pyetjes së ngritur dy vite më parë, duke regjistruar kështu dhe një skandal në zyrën e njeriut që qeveris vendin. Kryeministri tashmë pret ortakët e narkotrafikantit më të madh në botë, Ismael Mayo Zambada, i cili është në ‘luftë’ me djemtë e Joaquín Archivaldo Guzmán Loera, i njohur gjerësisht si El Chapo, për drejtimin e kartelit.

Ajo që bie në sy është lidhja e Taulant Ballës në këtë histori, jo vetëm pse trafikantët janë nga zona e tij e influencës, por për shkak se takimi në kryeministri ishte maskuar me nevojën e një takimi me një politikan të të djathtës gjermane.

SYRI shkruante para tre vitesh se deputeti gjerman, Mark Hauptmann, njihet si miku i sponsorizuar i Taulant Ballës. Sipas burimeve në fjalë, deputeti gjerrnan lobon me sponsorizim të Ballës dhe të Dorian Duçkës, për llogari të Ramës.

Pas lajmit reagoi vetë biznesmeni Hysa, i cili thotë se nuk është dënuar, proceduar apo shoqëruar kurrë në polici.

“Unë, shtetasi Luftar Ali Hysa, me profesion inxhinier dhe me një familje tipike intelektuale hedh poshtë në mënyrë kategorike pjesëmarrjen time dhe të familjes sime në çfarëdolloj aktiviteti illegal. Unë, shtetasi Meksikan Luftar Ali Hysa kurrë i dënuar, kurrë i proceduar, kurrë i shoqëruar deklaroj se kurrë në jetën time nuk kam pasur asnjë problem me drejtësinë. Të gjitha problemet e mia në jetë janë më padrejtësinë. Si shqiptar i viteve të vështira, jam një nga të shumtët që ika në ato ikje masive nga halli, duke mos ditur ku iknim të pa nxënë, të paveshur dhe të varfër por me një shpresë e besim që një ditë ndoshta do kishim mundësi të ktheheshim në vendlindje me më shumë mundësi për të takuar fëmijë, familje e të tjerë që lamë pas”, shprehet në reagimin e tij Hysa.

Hysa shprehet se kishte emigruar në Meksikë në vitin 2004 ku falë punës së ndershme dhe kontributit në këtë vendi mundi të fitonte shtetësinë meksikane. Ai mohon që kompanitë e tij në Meksikë të kenë të bëjnë me asnjë aktivitet ilegal, aq më pak me pastrim parash dhe me kartelet e Meksikës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco