Skandali 'McGonigal'/ Alizoti: Rama nën hetim në SHBA. Kryeministri është trembur!

21:45, 30/01/2023
A+ Aa A-

Edi Rama përmendet 14 herë në dosjen e drejtësisë amerikane për Charles McGonigal. 

Deputeti i PD, Tomor Alizoti tha se hetimet e  FBI do të shtrihen edhe drejt kryeministrit shqiptar. 

Çim Peka Live, Alizoti theksoi se Rama e di që do të hetohet dhe këtë e reflekton nga sjellja e ditëve të fundit, kur u zhduk nga ekranet. 

"Kjo është një krizë e madhe amerikane që na cenon interesat ne. Në SHBA akuza është humbja e besimit ndaj institucionit të FBI që është më i larti atje, kjo është akuza. Pra, personi në fjalë i bëhet që ke shitur interesat e institucionit që përfaqëson një besueshmëri të lartë në Amerikë. Hetimi në Shqipëri duhet të ishte që kryeministri ka cenuar interesat e pozicionit të lartë. Në Shqipëri nuk ka funksionuar asgjë. Kryeministri është i trembur seriozisht. Ky kryeministër që del në Tv në çdo krizë, tani Rama nuk del në asnjë vend. Sepse e ka kuptuar që do të hetohet. Fakti që kanë zbërthyer dhe zbuluar është se e vetmja shkelje që ata ia faktojnë direkt është që ai është përfshirë me kryeministrin Edi Rama dhe dy njerëzit e tij që ka marrë paratë", u shpreh Alizoti.     

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco