Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Firmosja me Alabarin, Garo: PD nuk do ta njohë marrëveshjen e nënshkruar nga një kryeminister në ikje

Firmosja me Alabarin, Garo: PD nuk do ta njohë marrëveshjen e nënshkruar nga një kryeminister në ikje

15:14, 30/01/2023
A+ Aa A-

Partia Demokartike ka reaguar pas nënshkrimit të marrëveshjes me Alabarin për Durrës Yacht Marina. Zedhënësja e PD Florian Garo tha në një dalje për mediat se, “ PD nuk do ta njohë marrëveshjen e nënshkruar sot mes një kryeminisri në ikje dhe një përfituesi si Alabari”.

“Partia Demokratike e konsideron zëvendësimin e portit kryesor të vendit me një kënd lojrash të oligarkëve dhe shërbëtorëve të tyre, si një aferë korruptive e cila mund të nënshkruhet, por nuk do të njihet asnjëherë”, tha Garo.

E plotë:

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ZËDHËNËSJA E PD FLORIANA GARO

Pas pesë ditëve në arrati, Edi Rama u shfaq për të mbuluar një aferë korruptive me një tjetër. Për të mbuluar me heshtje McGonigalin, ai sot nënshkroi marrëveshje me Alabarin për Durrës Yacht Marina, një tjetër rast tipik i abuzimit, mostransparencës dhe përdorimit të pronës publike në forma private dhe korruptive.

Partia Demokratike e konsideron zëvendësimin e portit kryesor të vendit me një kënd lojrash të oligarkëve dhe shërbëtorëve të tyre, si një aferë korruptive e cila mund të nënshkruhet, por nuk do të njihet asnjëherë.

Partia Demokratike, as e njeh dhe as do ta njohë marrëveshjen e nënshkruar sot mes një kryeminisri në ikje dhe një përfituesi si Alabari, apo çdokujt tjetër, nga cilado kombësi apo me çfarëdolloj pasaporte e pasurie.

Dalja sot e Ramës për të inauguruar, në këtë ditë të zezë të tij punët e zeza në shpinë të Durrësit dhe Shqipërisë, Marinën e Yahteve të oligarkëve dhe sejmenëve të tyre, është përpjekja e radhës për të mbuluar hetimin e FBI, ku ai është subjekt i cili djeg ata që janë përfshirë në të dhe i lë pa gjumë.

Partia Demokratike dhe opozita e kanë denoncuar këta vjedhje të hapur, duke dërguar ndër të tjera edhe një kërkesë për hetim në Komisionin Europian sa i takon përputhjes së kësaj marrëveshjeje me MSA dhe standardet e BE.

Përgjigja e Komisionerit Varlehy ndaj kërkesës së 21 deputetëve ka qenë e qartë: anulim i grantit të BE dedikuat Portit të Durrësit.

Ky është konteksti i izolimit në të cilin Edi Rama i kryn veprimet e tij. Ai nuk ka mbështetje as për portin, as për amnistinë fiskale, as për pasaportat e arta. 

Me izolimin e tij, ai nuk mund dhe nuk duhet lënë ta mbajë peng Shqipërinë. Kërkesa për dorëheqjen e tij është kusht për çlirimin e Shqipërisë dhe shpëtimin e saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco