Skandali McGonigal/ Salianji shkresë SPAK, SHISH dhe Ministrisë së Brendshme: Të hetohet Rama!

Skandali McGonigal/ Salianji shkresë SPAK, SHISH dhe Ministrisë së Brendshme: Të hetohet Rama!

14:13, 27/01/2023
A+ Aa A-

Deputeti i PD, Ervin Salianji i është drejtuar të premten e 27 janarit, SPAK me disa shkresa të shkëputura nga aktakuza e jurisë së madhe në ShBA, për ish-zyrtarin e FBI, Charles McGonigal dhe akuzat për lidhjet e tij me kryeministrin shqiptar Edi Rama.

Salianji thekson duhet të ketë një hetim të plotë për të parë deri ku është përdorur për interesa të kryeminsitrit kjo histori.

Ervin Salianji: Nisur nga mosreagimi i institucioneve shtetërore, sot si deputet, i kam dërguar këto shkresa SPAK, SHISH dhe Ministrisë së Brendshme, me dy agjencitë në varësi të saj, Policisë dhe Inteligjencës së MB.

I kam dërguar shkresa si indicie për të nisur hetimet që ish-zyrtari i lartë i FBI do dalë në gjyq dhe do pyetet nëse i pranon që ka marrë para nga një ish-punonjës i shërbimeve inteligjente shqiptare. Ky zyrtar mbulonte dhe Shqipërinë dhe akuzohet se ka marrë 225 mijë dollarë nga ish-zyrtari i shërbimeve sekrete shqiptare dhe ka zhvilluar një sërë takimesh me politikanë në Shqipëri.

Lidhjet janë mbajtur përmes ish-zyrtarit të shërbimeve sekrete që ka paguar dhe për udhëtimet e tij në Shqipëri.

Duhet të ketë një hetim të plotë për të parë deri ku është përdorur për interesa të kryeministrit kjo histori.

A ka nisur SPAK hetim zyrtar, nëse po kur, nëse jo, faktet janë të mjaftueshme për të nisur hetimin e plotë për këtë çështje.

A ka pasur McGonigal takime me anëtarë të SPAK apo BKH gjatë kohës që është krijuar?

A ka zhvilluar ministri i Brendshem takim me McGonigal?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco