Gurra: Rama ka frikë së thotë diçka që s'duhet prandaj shmanget, pse Balla foli dje me letër në Parlament?

12:55, 27/01/2023
A+ Aa A-

Kreu i PD Sali Berisha kërkoi dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Rama për skandalin me McGonigal. 

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha theksoi se për demokratët largimi i Ramës është kusht i panegociueshëm, ndërsa e cilësoi atë si armik të PD, e demon të pushtetit.

Hysni Gurra, gazetar, ishte i ftuar diten e sotme në 'Kafe Shqeto' në Syri Tv, ku komentoi qëndrimin e Ramës pas këtij skandali.

Sipas tij, qëndrimi i Ramës është ai i një personi nën hetim që ju shmanget përballjeve me frikën se mund të thotë diçka që mund t’i përdoret kundër.

"Nuk do thoja që Rama po përpiqet t’i shmanget kësaj përgjejësie ose se është shpërfillës siç është thënë, por ai e di përmasën e ngjarjes që ka ndodhur dhe po sillet si një person në hetim që e di që gjithçka që mund të thotë mund edhe të përdoret.

Po të shikosh të gjitha deklarimet janë në këtë kontekst ai e di që në parlament provoket, del nga vetja dhe do flasë fjalë që mund t’i përdoren kundër, mund të bëhet pishman për to. Është interesante që edhe kreu i grupit parlamentar të PS ka fol dje me letër ne parlament dhe Balla nuk flet ndonjëherë me letër në parlament, pra ata janë të kujdesshëm sepse e dinë përmasën reale të ngjarjes dhe dinë që deri tani, ka dalë vetëm maja e ajsbergut dhe nuk është shmangie por sjellje e kujdesshme e një personi të kujdesshëm që është nën hetim. Per herë të parë mbase do t'i dalë fjalë edhe Elisa Spiropalit që kjo do bëhet vërtet film, kjo është për film, pra në këtë kontekst e shikoj sjelljen e Ramës, pra, mungesën në parlament, reagimet në rrjete sociale, ai ka një shmangie të kujdesshme" u shpreh Gurra.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco