Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Tenderat/ Oligarku i Putinit mori 20 milionë euro nga Dritan Agolli i Ramës

Tenderat/ Oligarku i Putinit mori 20 milionë euro nga Dritan Agolli i Ramës

09:15, 27/01/2023
A+ Aa A-

Oligarku rus, Oleg Deripaska, i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe i lidhur me ish-zyrtarin e FBI-së, Charles McGonigal, përveçse është aksioner i njërës prej kompanive që ka ndërtuar hidrocentralin mbi lumin Shushicë në Shqipëri, rezulton se ka përfituar edhe rreth 20 milionë euro nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit përmes 3 tenderave, të dhëna mes viteve 2019-2021.

Të dhënat tregojë se Fondi Shqiptar i Zhvillimit, i drejtuar nga Dritan Agolli në vitin 2019, ka shpallur fituese kompaninë e oligarkut rus “Trema Engieenering 2” për rikonstruksionin e rrjetit të ujësjellësit Korçë-Përrenjas, me vlerë 10 milionë euro. Një vit më vonë, në 2020, Fondi Shqiptar i Zhvillimit i jep një tjetër tender kompanisë së miliarderit rus, që është pikërisht tenderi me vlerë rreth 2 milionë euro për ndërtimin e rrjetit rrugor dhe infrastrukturës urbane të Shijakut në kuadër të procesit të rindërtimit.

Po ashtu, FSHZH nuk ndalet, duke i dhënë sërish tender kompanisë “Trema Engieenering 2” në vitin 2021. Këtë herë, Fondi Shqiptar i Zhvillimit i jep tenderin me vlerë rreth 8 milionë euro për rikonstruksionin e segmentit rrugor Peshkëpi, hyrja e qytetit të Selenicës. Ajo që bie në sy është se në dy prej këtyre procedurave, kompania “Trema Engieenering 2” nuk ka pasur ofertën më të ulët, megjithatë është shpallur fituese nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

Charles McGonigal, ish-drejtori i Kundërzbulimit të FBI, akuzohet edhe për lidhjet e tij me Oleg Deripaska, një miliarder rus, i cili është sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas të dhënave të publikuara në faqen OpenCorporates, oligarku rus rezulton pronar i kompanisë “TREMA ENGINEERING 2” dhe e ka shtrirë biznesin e tij dhe në Shqipëri. Kompania “Trema Engineering 2” ka 33 % të aksioneve në hidrocentralin e Shushicës.

Kjo kompani është në pronësi të STRATBAG AG, e cila rezulton me seli të regjistruar në Austri, me kapital 12 milionë euro. Njeriu i besuar i Vladimir Putinit, Oleg Deripaska, ka 25.9% të aksioneve në kompaninë STRATBAG AG, me të cilën kontrollon 33 % të hidrocentralit të Shushicës. Sipas dokumenteve, Idajet Ismailaj, Gentjan Filaj dhe njeriu i besuar i Vladimir Putinit (Oleg Deripaska), janë bashkëpronarë në kompaninë Shushica Hydropower, kompani që ka ndërtuar kaskadën e hidrocentraleve mbi Lumin Shushicë, për të shitur energji.

Kompania “Trema Engineering 2” në pronësi të oligarkut rus, Oleg Deripaska, ka edhe dy aksionerë të tjerë, të cilët janë shtetas austriakë. Përkatësisht Hans Peter Haselsteiner me 28% të aksioneve dhe me po të njëjtën përqindje edhe aksioneri tjetër, Klemens Peter Halesteiner. Kontrata koncesionare është firmosur nga Etleva Kondi, drejtoresha e Koncesioneve në Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë, e arrestuar nga SPAK për aferën e inceneratorëve, shkruan Panorama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco