'Cikloni që tronditi botën’/ Berisha poston reagimet e mediave globale

12:59, 26/01/2023
A+ Aa A-

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka postuar një dokumentar të shkurtër, i cili përmbledh reagimet e mediave amerikane dhe atyre botërore të cilat flasin për skandalin e skandaleve të kryeministrit shqiptar Edi Rama, i cili korruptoi ish-zyrtarin e lartë të FBI-së Charles McGonigal të arrestuar në ShBA.

Cikloni që tronditi botën’, shkruan Berisha në Facebook.

Pjesë e dokumentarit:

Arrestimi në ShBA i një zyrtari të lartë të FBI, Charles McGonigal ka tërhequr vëmendjen kryesore të e medias kryesore amerikane dhe botërore.

Ato kanë nënvizuar lidhjet e McGonigal me Edi Ramën. Bazuar në tekstin e dosjes së Deparatamentit të Drejtësisë ‘ ai mbajti një marrëdhënie të vazhdueshme me Kryeministrin e Shqipërisë’.

Sipas dosjes ata janë takuar në katër raste të ndryshme, dy herë në Tiranë dhe dy herë në New York e Washington DC. Edi Rama deklaroi publikisht se e ka mik ish-agjentin e FBI.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco