'Survejuam për 180 ditë'/ Kryemadhi: Si e zbuluam skandalin e Ramës dhe Veliajt në Sharrë

20:49, 20/01/2023
A+ Aa A-

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi treogi për Çim Peka Live si e zbuloi skandalin e landfillit të Tiranës. 

Ndryshe nga sa shprehen Edi Rama dhe Erion Veliaj se atje mbetjet trajtohen dhe kthehen në burim, Kryemadhi tha se nga survjetimi 180 ditor me dron, rezulton se në Sharrë mbetjet groposen.

"Aty pamë që pirgjet me plehra nuk diferencoheshin, nuk përpunoheshin, nuk ktheheshin në burim siç thotë kryeministri", tha Kryemadhi. 

"Rama i ftoi shqiptarët që të shkojnë dhe të bëjnë një shëtitje në Sharrë që të shohin inceneratorin. Ne shkuam. Aty pamë që pirgjet me plehra nuk diferencoheshin, nuk përpunoheshin, nuk ktheheshin në burim siç thotë kryeministri. Kjo shishe uji nëse hidhet në plehra nuk i rikthehet konsumatorit. Vendosëm ta mbajmë nën survejim prej një kohe të gjatë. Vetëm nga bashkia e Tiranës janë paguar 54 mln euro. E survejuam për 180 ditë. Kryeministri ka thënë se përgjegjësia është personale. Këtu tashmë është kolektive, jo më personale. Kemi bërë padi juridike, kemi bërë denoncim për evazionin fiskal. Këtu nuk është më individuale. I gjithë procesi është në flagrancë", u shpreh deputetja e PL.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco