Berisha i përgjigjet Alibeajt: Limon i shtrydhur i pushtetit. Deputetët nuk përjashtohen!

19:26, 19/01/2023
A+ Aa A-

Kryetari i PD, Sali Berisha i përgjigjet Enkelejd Alibeajt pasi ky i fundit pretendon se ka përjashtuar 4 deputetë nga grupi parlamentar i PD. 

Berisha, në Task Force me Sonila Meçon në Syri Tv, theksoi se deputetët nuk përjashtohen pasi PD nuk e ka një nen të tillë në statut, ndërsa akuzoi Alibeajn se keqshfrytëzohet nga Edi Rama.  

Kreu i PD tha se pas këtij akti Alibeaj nuk meriton asnjë fuksion për shkak të shkeljeve të parimeve Kushtetuese. 

"Përjashtimi ishte akti më turpërues dhe më poshtërues që ai mori. Në një vend të lirë nuk ka kurrë individë, nuk ka kurrë forcë që mund të përjashtojë 5 deputetë minimumi pa një proces politik, disiplinor. Shpallja nga një njeri se përjashtova pikërisht ditën kur kundërshtari i Belind Këlliccit kapej në vjedhjen më flagrante, tender për veten e tij, Alibeaj tregon se është kryekëput një lëvozhgë e pushtetit dhe asgjë tjetër. Deputetët nuk përjashtohen. Në statutin e PD të mëparshmin dhe të sotmin në rregulloren e grupit parlamentar nuk ka asnjë nen për përjashtimin e deputetëve, nuk ekziston. Kurse ky limon i shtrydhur, i keqshfrytëzuar në mënyrën më të egër i lejon vetes të deklarojë se përjashtova deputetët. Ai meriton që në atë moment për shkelje madhore të parimeve kushtetuese të mos jetë asgjë tjetër siç pretendon", tha kryedemokrati. 

Berisha tha se deputetët kanë qenë të ftuar t'i bashkohen procesit të rithemelimit të PD. 

"Sali Berisha, çfarë rruge zgjodhi në këtë proces që ndoqi. Zgjodhi ai një rrugë për të afruar me nepotizëm, me miqësi, me shoqëri një grup rreth vetes, apo zgjodhi ai votën e lirë të demokratëve? Unë mendoj se çdo demokrat që e do apo jo Sali Berishën, që ka një mijë vërejtje, duhet të ndjehet më krenar se kurrë jo me Sali Berishën, por me partinë e tij që i dha fund kryetarokracisë dhe kryesiokracisë. 

Sot çdo njeri që vjen, që hyn në atë seli, që shkon te qytetarët të thotë se unë nuk jam kandidat i kryetarit, nuk jam i Kryesisë, por i anëtarësisë dhe simpatizantëve. A kishte kjo një parim më të drejtë se ky për t'u bashkuar ne? Se sa hapja që u bë. Secili deputet ishte i ftuar të propozonte kë të donte, të kandidonte vetë, të kontrollonte procesin në ccdo qelizë. Nëse ti shkëputesh totalisht nga zgjedhësit e tu, jam përpjekur më shumë se kush do tjetër të ruaj raportin e deputetëve me zgjedhësit. 

Pas datës 6 mars unë në çdo studio me të drejtë kam deklaruar se deputetët i përkasin shumicës se i ka votuar shumica, por nëse deputeti vendos të përdorë vetëm aulën e Parlamentit dhe të mos takohet dot me zgjedhësit e tij, me anëtarësit e tij, nuk është faji im. Secili prej tyre në mënyrë absolute do më kishte në mbështje të fuqishme në çdo përpjekje". 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco