'Sharra minierë floriri e Ramës dhe Veliajt'/ Berisha: SKAP-i i partisë i zhytur në korrupsionin e djegësave

18:44, 19/01/2023
A+ Aa A-

Sali Berisha foli në Task Force me Sonila Meçon edhe për aferën e inceneratorëve. 

Berisha e quajti landfillin e Sharrës si minierë ari për Edi Ramën dhe Erion Veliajn. 

Kreu i PD tha gjithashtu se prokuroria nuk e heton vjedhjen e miliona euro sepse SKAP-i i partisë është i zhytur në korrupsionin e djegësave.

"Miniera e floririt e Sharrës është miniera më fitimpruresë në Shqipëri, ndërmarrje e përbashkët e Edi Ramës dhe Erion Veliajt. Presin para ata aty. Zonja Kryemadhi vëzhgoi sepse çfarë ndodhte, e para njëherë që është minierë floriri është pavarësisht nga vëzhgimi. Kontrata që ka kompania me Erion Veliaj thotë se për çdo ton mbetje të depozituar në Sharrë do paguhen 29 euro në rast se digjen dhe 11 në rast se ato kompostohen, trajtohen. Ka 5 vite që merren 29 euro për ton taksa të qytetarëve dhe bizneseve të Tiranës dhe nuk është djegur qoftë edhe një ton pleh. Madje, ajo që zbuloi zonja Kryemadhi ishte katastrofë. Ata nuk bënin as seleksionim, por i groposnin njësoj si 20 vite përpara. Nga 11 euro për çdo ton, marrin 29 euro. 18 euro fut në xhep Erion Veliaj dhe Edi Rama. Për ndërtuesit, hap një gropë pallati, dheun e depozitojnë duke paguar 5 euro kompanisë së tyre. Nëse është material intert do paguajë 11 euro. I rritet kostoja e gropës 2-3 fish e paguan ai që blen apartamentin, e paguajnë në çmim. 

Dhe nëse këtij i duhet tonelata për të mbushur një gropë tjetër, do shkojë ta blejë me 8-10 euro ton. Tregu dhe miniera e floririt e Sharrës është më fitimprurëse. 

Hiri dhe flakët e djegësave kanë djegur skapin e partisë. Skapi i partisë është i zhytur gjer këtu në korrupsionin e djegësave. Nuk ka prokuror në botë që mund të heshtë para një gjëje të tillë. Nuk ka prokuror në botë", tha Berisha. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco