Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Prapaskenat: 8 orët e Veliajt në SPAK

Udhëtimet e Ramës me avion privat, ekspertët: Opozitës i mohohet e drejta kushtetuese për hetim parlamentar

Udhëtimet e Ramës me avion privat, ekspertët: Opozitës i mohohet e drejta kushtetuese për hetim parlamentar

18:23, 19/01/2023
A+ Aa A-

Refuzimi i mazhorancës për të lejuar ngritjen e një komisioni hetimor për udhëtimet e Kryeministrit me avion privat, është rasti i tretë brenda një periudhe të shkurtër kohore ku opozita nuk lejohet të ushtrojë hetimin parlamentar.

Kjo përbën një cenim të së drejtës kushtetuese që gëzon pakica, pohojnë politologu Afrim Krasniqi dhe juristi Ledio Braho.

Rrëzimi që socialistët në Parlament i bënë kërkesës së opozitës për ngritjen e një komisioni hetimor, këtë herë për udhëtimet e Kryeministrit, është refuzimi i tretë që i bëhet pakicës në Kuvend për të përdorur instrumentin e hetimit parlamentar në raport me ekzekutivin.

Për politologun Afrim Krasniqi dhe juristin Ledio Braho, hetimi parlamentar është një e drejtë e garantuar për pakicën parlamentare, por që refuzohet të zbatohet nga shumica. 

Në çdo vend demokratik kur ka një kërkesë deputetësh, parlamenti ështëi detyruar ta krijoj këtë mundësi. Në Shqipëri kjo nuk ndodh përshkak separlamenti është i njësuar me ekzekutivin, ekzekutivi ka interesa politike, dhehetimi i parave përbën një tabu.
Afrim Krasniqi

Nuk mund të pengohet e drejta e pakicës, është një mekanizëm që pakica ka për të kontrolluar dhe për këtë arsye kushtetuta parashikon edhe detyrimin për ngritjen e komisioneve hetimore.
Ledio Braho     

Ligji për komisionet hetimore daton qenë vitin 2000 dhe jo rrallë janë dëgjuar propozime të dyja palët për rishikimin e tij për ta bërë më funksional. Gjatë këtyre viteve janë ngritur në Kuvend një sërë komisionesh hetimore parlamentare ku më i suksesshmi duket të jetë ai për inceneratorët pavarësisht se maxhoranca rrëzoi gjetjet e opozitës në seancë plenare.

Elementët hetimor që u përmendën aty rreth skandalit e bindën Prokurorinë të hapte çështjen dhe sot kemi zyrtarë të lartë përpara drejtësisë.
Afrim Krasniqi

Besoj dhe komisioni hetimor për inceneratorët  ishte rast suksesi. Pavarësisht se në fund fare maxhoranca ka gjithë mundësinë që me forcën e votës të mos i pranojë përfundimet e opozitës, por ama për opinionin publik shërbejnë sepse bëhet një lloj transparencë.
Ledio Braho

 

Dy rastet e tjera, ai për çështjen “Beçheti” dhe për “Investimet Strategjike” u panë si të pajustifikuara nga maxhoranca, ndërkohë edhe vetë  Gjykata Kushtetuese ka dalë me dy vendime që nuk duken shumë në sinkron me njëra-tjetrën.

Edhe rrëzimi i kësaj kërkese të fundit, pritet të jetë beteja e radhës në dyert e Gjykatës Kushtetuese e cila ka krijuar dy praktika, sa i përket të drejtës së opozitës për të ngritur komisione hetimore./ A2

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco