Inceneratorët, PL: Rama dhe Veliaj gënjyen nën betim, 15 euro për ton vidhen! SPAK, je vonë! Si në Bushat të Shkodrës, edhe në Sharrën )e inceneratorit' kryhet i njejti proces me mbeturinat, pa asnjë ndryshim veç pagesës

Inceneratorët, PL: Rama dhe Veliaj gënjyen nën betim, 15 euro për ton vidhen! SPAK, je vonë!

11:57, 17/01/2023
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Monika Kryemadhi ka sjellë dëshmi sot se në inceneratorin e Tiranës, për të cilin paguhet 29 euro për ton mbetje, realisht nuk bëhet asnjë proces ndryshe nga ai që bëhet në landfillin e Bushatit në Shkodër, ku paguhen vetëm 1600 lekë pa TVSH.

Në këtë kontekst, shqiptarëve iu vidhen nga i ashtuquajturi incenerator inekzistent, nga taksat e tyre, 15 euro për ton vetëm për groposjen e mbeturinave. 

Në komisionin hetimor, Rama e pati justifikuar këtë pagesë të lartë për koncensionarin duke thënë  “pagesë për ton për një shërbim,  i cili sot është ekselent! Mjafton të shkoni në Sharrë!”

Por, Partia e Lirisë dëshmon se ai mashtroi dhe i ka kujtuar SPAK-ut se është tepër i vonuar në hetimet e tij!

“A ka gënjyer Edi Rama nën betim? - Po, ka gënjyer!"

"A ka gënjyer Erion Veliaj nën betim? – Po, ka gënjyer."

"A janë mashtruar dhe po vidhen shqiptarët? – Po, për çdo 29 euro, shqiptarëve iu vidhen 15 euro. Sharra ishte edhe është vend krimi. SPAK, je vonë!”- është thirrja që ka bërë Partia e Lirisë./ar.sh/SYRI.NET

Image

 

 

Image

Image

Image

LEXO EDHE: Filmimet nga koshat tek landfilli, PL: Ia dorëzojmë SPAK-ut me kusht që të mos hyjë në pazar me Ramën dhe Veliajn!

VIDEO/ PL: Inceneratorët, vjedhja e shekullit, ja pse Rama është drejtuesi i kupolës së mbetjeve

Afera e djegësve/ Kryemadhi publikon fakte të reja: Rama para drejtësisë

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco