Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Brahaj: Sekretari u arrestua se firmosi shkresën e juristit, po Kryeministri që firmos dosje PPP nga ministrat, kur e ka radhën?!

Brahaj: Sekretari u arrestua se firmosi shkresën e juristit, po Kryeministri që firmos dosje PPP nga ministrat, kur e ka radhën?!

13:16, 14/01/2023
A+ Aa A-

Nga Aranita Brahaj, drejtore ekzekutive në "Open Data Albania"

1. Kur një permbarues nxjerr Akt titull ekzekutiv, përgjegjësia është e përmbaruesit të licensuar publik; është njësoj sikur gjykata të japë vendim të gabuar, pala duhet ta pranojë dhe ekzekutojë.

2. Kur një Sekretar i Përgjithshëm nënshkruan një dokument të sigluar nga Drejtori Juridik, verifikimi është i bërë. Sekretari me edukim “Administrim biznesi” ka detyrë të pranojë argumentet e juristit titullar dhe të nënshkruajë mbi praktika të konsoliduar nga drejtoria.

3. Sekretari Gjokutaj, nëse do të kishte prova për mitmarrje, duhet të ishte akuzuar për “korrupsion pasiv” e jo për “shpërdorim detyre” siç ka kërkuar prokurori. Atëherë gjykata duhet të pranonte masën “arrest në burg”. Njoftimi i prokurorisë Tiranë cilëson vetëm nenin “Shpërdorim detyre”.

4. Në këtë logjikë, arrestimi me orar për " show" e statistikë, drejtësia e re është më e rrezikshme se e vjetra. (Opinion imi) .

5. Nëse Prokuroria arreston një Sekretar të Përgjithshëm se ka pranuar një Titull Ekzekutiv përmbaruesi dhe një praktikë të kontrolluar nga Drejtoria juridike ... po Kryetari i Këshillit të Ministrave, që bën "pam-pam" nënshkrim dosjesh që ia sjellin ministrat dhe sekretarët, dosje PPP me dëm ekonomik si inceneratorët, kur e ka datën të përballet me Prokurorin e Tiranës N.T. ?!

Shih: “Tak-tak-tak, pam-pam-pam”, si i firmos dosjet Edi Rama

Gjokutaj pritet të dalë në Apel, por në opinionin tim ka edhe një dimension tjetër kjo drejtësia shqiptare, atë "kokë turku" në emër të rezultateve të munguara.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco