Lëshohen në hapësirë satelitët ‘Vjedhja 1’, ‘Vjedhja 2’

Lëshohen në hapësirë satelitët ‘Vjedhja 1’, ‘Vjedhja 2’

21:25, 03/01/2023
A+ Aa A-

Nga Sali Berisha/

Vidh e vidh, nuk ngopet kurrë!

Të dashur miq,

Edi Rama ka firmosur një kontratë me zero transparencë pa asnjë lloj gare apo konkurence për të lëshuar dy satelitë në Orbitë, ndekohë që Shipëria nuk diponon asnjë qendër apo ekip serioz studimesh ndërhapsinore.

Askush nuk e di koston e kësaj kontrate, por thuhet se shkon rreth 10 milionë euro apo 3,2 herë më shumë se i gjithë buxheti për shkencën në Shqipëri.

Qëllimi i vërtetë i këtyre satelitëve është:

1.-Të vjedh edhe në hapësirë të paktën gjysmën e shumës së prokurimit të tyre se atje lart nuk të sheh njeri. Ndaj të dy satelitet me të drejtë po thirren “Vjedhja 1” dhe “Vjedhja 2”

2-Të loboj me kompaninë lëshuese të satelitëve kundër opozitës e për pushtetin e tiij dhe në këtë rast emërtimi i satelitëve mbetet përsëri “Vjedhja 1” dhe “Vjedhja 2”.

Partia Demokratike dënon me ashpërsinë më të madhe këtë vjedhje satelitore kozmike të qytetarëve shqiptar dhe zotohet për vendosjen e hajnave para ligjit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco