Skandali me sanksionet/ Gazeta Pobjeda me fakte: Rusia ndihmoi Ramën për 'Ballkanin e Hapur'

16:12, 17/12/2022
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gazeta malazeze ‘Pobjeda’ ka publikuar detaje të reja të skandalit ndërkombëtar, ku theksohet se kryeministri Rama është ndihmuar nga Rusia për nismën ‘Open Ballkan’. Gazeta shkruan se Beogradi dhe Tirana kanë përdorur edhe territorin e Malit të Zi për të thyer sanksionet e vendosura ndaj Rusisë. Ky skandal sipas gazetës u zbulua pas denoncimit të kryetarit të PD-së Sali Berisha se kryeministri Rama urdhëroi Shërbimin Informativ të mos shkëmbejë informacione me agjencitë partnere perëndimore.

Syri Tv

Detaje të reja janë publikuar nga Gazeta malazeze Pobjeda, e cila konsiderohet një skandal i përmasave ndërkombëtare. Sipas gazetës, Shqipëria dhe Serbia kanë bashkëpunuar për të thyer sanksionet e vendosura ndaj Rusisë nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Rusia dhe Serbia e kanë ndihmuar Edi Ramën që të promovojë Ballkanin e Hapur.

Kjo konfirmon edhe njëherë se bëhet fjalë për një nismë ruso-serbe, ashtu siç pati deklaruar kryediplomati rus, Sergei Lavrov para disa kohësh. Gazeta shkruan se Beogradi dhe Tirana kanë përdorur edhe territorin e Malit të Zi për të thyer këto sanksione.

Bëhet fjalë për mijëra tonelata me grurë dhe pleh kimik që ka lëvizur nga Porti i Durrësit në drejtim të Serbisë përmes Malit të Zi dhe anasjelltas. Kujtojmë se në qershor të këtij viti, kur situata me furnizimin me grurë po bëhej shumë e vështirë, Rama pati deklaruar hapur se ai po siguron grurë falë nismës së Ballkanit të Hapur.

“Sot do të mbeteshim pa grurë nëse nuk do ishte për Ballkanin e Hapur”

Si u zbulua skandali i Ramës me thyerjen e sanksioneve ndaj Rusisë?

Pikërisht në ditën kur kryetari i opozitës, Sali Berisha, denoncoi se kryeministri Edi Rama i ka mbyllur dyert e Shërbimit Informativ Shtetëror për drejtuesin e këtij institucioni, Helidon Bendo. Mediat malazeze publikuan skandalin e rëndë.

Burime të Pobjedës pohojnë se gjatë dhjetë ditëve të fundit asnjë anije nga Rusia nuk është vërejtur të hyjë në Portin e Durrësit me mallra me destinacion Serbinë,” shkruan gazeta.

Ndërkohë e gjitha kjo përkon me denoncimin e Berishës, se Edi Rama ka urdhëruar Shërbimin Informativ. Të mos shkëmbejnë informacione me agjencitë partnere perëndimore.

Sipas Berishës, Rama ka kërkuar që SHISH të mos komunikojë me partnerët, një skandal i paprecedentë për vendin. Ndërkohë, thyerja e embargos ndaj Rusisë u ndal vetëm pasi u zbulua nga agjencitë perëndimore.

LEXO EDHE: 

Si e zbuluan agjencitë perëndimore skandalin e Ramës me thyerjen e sanksioneve ndaj Rusisë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco