Bashkia shpërfill banorët/ Mazniku: Pallati te Njësia 4 do shembet të hënën ose të martën

20:58, 15/12/2022
A+ Aa A-

Nënkryetari i bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku paralajmëron se të hënën ose të martën bashkia do shembë pallatin në Kinostudio, Njësia 4, ku jetojnë 90 familje. 

Në një lidhje me Skype për Çim Peka Live, në Syri Tv, Mazniku tha se objekti te rruga "Myslim Keta" është shpallur i pabanueshëm disa ditë pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.

Çim Peka: Mazniku, na thuaj versonin tuaj çfarë po ndodh me pallatin te Njësia 4?
Arbër Mazniku:
Objekti në fjalë, prishja do ndodhë javën që vjen, të hënën ose të martën, ka shkuar lajmërimi i parë për banorët. Objekti është shpallur i papabanueshëm që ditët e para pas tërmetit. Janë 90 familje banorë të atij pallati. 60 familje janë shpallur fituese. 30 familje janë tashmë në banesat e reja te "5 maji". Pallatit i është vendosur shiriti prej 2 vjetësh. 30 prej familjeve janë të banesat e reja te 5 maji. Secila prej familjeve që ka fituar, ka marrë banesën, ka marrë bonuesin e qirasë. Dhe grupi i dytë i familjeve do të shkojë sërish te 5 maji me banesa të reja shumë herë më cilësore se këto që kanë. Kanë përfituar bonus qiraje dhe banesa të reja. Ai objekt rrezikon jetën e atyre njerëzve. Kanë marrë dy vjet bonus qiraje. Duhet të ikin nga ai objekt. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco