Lela: Kërcënoi trupën më të lartë të gjyqtarëve! Flirti Rama-Kim dhe përplasja mes tyre për SPAK-un

18:12, 15/12/2022
A+ Aa A-

Drejtori i Komunikimit në PD, Alfred Lela, i ftuar në emisionin 'Task Force' në Syri Tv komentoi deklaratat e Edi Ramës dhe ambasadores Kim për kreun e ri të SPAK. Lela tha se Rama kërkon të jetë i vetmi me duart në drejtësinë shqiptare ndërsa shtoi se kur ka duar të tjera që zgjaten, kreu i qeverisë nervozohet.

"Togfjalëshi i tij i fundit për ndërtuesit që kanë çuar çështjen në Kushtetuese, ishte një qëndrim kërcënues ndaj trupës më të lartë të gjyqtarëve në vend. Duhet parë dhe përplasja e tij me Kim.

Flirt i vazhdueshëm, deri javën e fundit, ose javët e fundit. Tensioni mund të ketë qenë dhe më i vjetër. Janë në një përplasje që kanë në sytë e ciklonit një prej dhomave kryesore të sistemit të drejtësisë në vend."-tha Lela.

Më tej Alfred Lela shtoi se Rama-Kim janë në një konflikt që duket se do zgjasë, referuar deklaratave të ambasadores së SHBA, Yuri Kim, që tha se do jetë edhe për disa kohë këtu.

"Kështu tha përkundër lajmërimit të Ministrisë së Jashtme që i hapte derën e përcjelljes ambasadores amerikane. Dy personazhe vazhdimisht në të njëjtën gjatësi vale sa i takon mesazheve, vijnë tek kjo përplasje. Duhet të kuptojmë se kush e ka për të mirën e sistemit dhe kush tenton ta kapë.

Dilema është kjo që duhet shtjelluar. A vërtetë Kim dhe amerikanët e kuptuan kaq vonë që Rama kishte qëllime ta kishte aneks të kuzhinës së vet drejtësinë? Vërtetë e kuptuan vonë, apo kur i kërkuan një leje për një ndërtim me leje te SPAK ndodhi tritoli po themi figurativisht. Kemi një tritol mes të dyve."-tha Lela.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco