Manjani: Zihen kush ta kontrollojë më shumë drejtësinë! Kim propagandë së bashku me Ramën

20:50, 13/12/2022
A+ Aa A-

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, komentoi në emisionin 'A Show' me Adi Krastën në Syri Tv deklaratën e ambasadës së SHBA në Tiranë pas takimit të Yuri Kim me kryeministrin Edi Rama. Ylli Manjani deklaroi se nuk kemi rezultate reale pasi vetë DASH thotë që korrupsioni po bën namin dhe është thelluar në Shqipëri.

“Kë të besojmë, shefat apo zonjën? Ku janë rezultatet reale? Konfuzion logjik që nuk mban. Luks i madh të kesh në propagandë ambasadoren e SHBA-së. Kush është qëllimi i Reformës në Drejtësi?

Qëllimi themelor i një shteti normal dhe demokratik është që demokracia s'ka lidhje fare me pisllëqet e këtyre. I shkruar në zyrat e propagandës së qeverisë dhe që emetohen nga një ambasadë e një shteti të huaj.

Drejtësia, standardi është ky, drejtësia nuk duhet të ketë lidhje me këto gjëra, as me ambasadën amerikane. Pavarësi nga kush? Nga ligji dhe varësi nga ambasada apo kryeministri? Të zihet kryeministri me ambasadën kush ta kontrollojë më shumë?”-tha Manjani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco