'Të zbarkojnë në Beograd'/ Gazetari Saiti: Escobar dhe Lajçak të bindin Vuçiçin për të firmosur marrëveshjen

'Të zbarkojnë në Beograd'/ Gazetari Saiti: Escobar dhe Lajçak të bindin Vuçiçin për të firmosur marrëveshjen

19:48, 13/12/2022
A+ Aa A-

Gazetari i Syri Tv, Gazmend Saiti thotë se ndërkombëtarët duhet të zbarkojnë në Beograd për zgjidhjen e situatës së tensionuar në veri të Kosovës. 

Në edicionin e pasdites me Armela Ferkon në Syri Tv, Saiti tha se Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak duhet të bindin presidentin serb, Aleksandar Vuçiç për të firmosur marrëveshjen e propozimit franko-gjerman. 

"Marrëveshja e propozuar nga Franca dhe Gjermani, duhet të diskutohet në Serbi. Pra, ndërkombëtarët, Escobar dhe Lajçak tani duhet të ishin në Beograd për t'i mbushur mendjen Vuçiçit të firmosë këtë marrëveshje sepse Kosova e ka pranuar atë. Për mëndimin tim diskutimet e ndërkombëtarëve me Albin Kurtin janë për t’ia hequr njërën nga këto pika të marrëveshjes Kosovës dhe për ta favorizuar Beogradin. Kjo gjë do të penalizonte Kosovën", u shpreh Saiti. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco