‘Nuk ndalemi’/ Shqiptarët do vazhdojnë të vijnë në Britani sa kohë mungon perspektiva në vendin e tyre

‘Nuk ndalemi’/ Shqiptarët do vazhdojnë të vijnë në Britani sa kohë mungon perspektiva në vendin e tyre

19:15, 13/12/2022
A+ Aa A-

Kryeministri britanik, Rishi Sunak, prezantoi një plan me pesë pika për të luftuar emigracionin ilegal, duke shënjestruar kryesisht personat që vijnë nga Shqipëria. Por këta të fundit thonë se nuk do ndalen

Nga Siobhan Robbins, SKY NEWS

Sapo filluan të shpërndaheshin informacione për linjën e ashpër të kryeministrit britanik ndaj shqiptarëve që vijnë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar, kontaktova me njerëz që kisha takuar në udhëtimin tim të fundit për të parë nëse kjo do t’i ndalonte ata që ta provonin përsëri.

“Nuk do ndalemi kurrë,” ishte përgjigjja e një personi që takova në një nga zonat më të privuara të vendit.

Ai tha se kishte paguar kontrabandistët për ta sjellë në Angli në dy raste. Sapo mbërriti, punoi ilegalisht përpara se të zbulohej dhe të dëbohej.

Një tjetër kontakt ishte në Francë, ku ai ishte kapur kohët e fundit duke u përpjekur të kontrabandohej me një kamion. Aktualisht ai pret të kthehet në Shqipëri.

Ai më tha: “Unë do të shkoj në vendin tim, në Shqipëri, pastaj do të përpiqem përsëri të vij në Francë dhe më pas në Britaninë e Madhe”.

Këta të dy persona vijnë nga pjesët më të varfra të një prej vendeve më të privuara në Europë.

Ndërsa njoftimi i Rishi Sunak mund të nënkuptojë se shqiptarët që nuk marrin azil, do të depërtohen me shpejtosi, ai nuk zgjidh çështjet që i shtyjnë njerëzit të largohen në radhë të parë.

Varfëria dhe mungesa e mundësive janë arsyet kryesore që të rinjtë në thanë se do të largohen.

“Ata nuk kanë asgjë për të humbur,” më tha një punonjës bamirësie sot, ndërsa po diskutonim njoftimin.

Për shembull, një hidraulik tha se mund të fitonte rerth 15 euro në ditë duke punuar në Shqipëri, përkundrejt më shumë se 120 eurove në Britaninë e Madhe.

Pra, cila është zgjidhja?

“Më shumë viza pune,” sugjeron punonjësi i bamirësisë që ka ndjekur lajmet për mungesën e fuqisë punëtore në fusha të tilla si ndërtim dhe bujqësi.

Pikëpamja e tij: njerëzit do të vijnë gjithsesi, kështu që pse të mos i taksojmë dhe t’i detyrojmë të paguajnë në sistem si mijëra shqiptarë që tashmë jetojnë legalisht në Mbretërinë e Bashkuar?

Në të njëjtën kohë, ju mbushni boshllëqet e tregut të punës, lehtësoni presionin mbi sistemin e azilit dhe ua hiqni pushtetin kontrabandistëve, arsyetoi ai.

Kjo do të ishte një ide e vështirë për t’u shitur te votuesit konservatorë.

Një gjë është e sigurt, pa mundësi të mira në Shqipëri, shumë do të vazhdojnë të kërkojnë një të ardhme jashtë Shqipërisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Me gomone dhe kamion13/12/2022 22:24

Mos u ndalni djema, të gjithë në Britani. Edhe Rama e di avazin , por ka bërë ca marrëveshje koti me Rishi Sunak për ca investime angleze në Shqipëri , në ekonomi, që gjasme do ndikojnë në mos emigrim. Praktikisht fonde që do vidhen, dhe do vazhdojë e njëjta histori.

Shto koment

Denonco