'Drejtësia është e kapur nga Rama'/ Neza: Yuri Kim tregoi se vazhdon sherrin me Kryeministrin

18:34, 13/12/2022
A+ Aa A-

Analisti Sami Neza, tha në emisionin 'Task Force' në Syri Tv se deklarata e ambasadës së SHBA për takimin Rama-Kim, rëndit disa suksese të cilat nuk kanë të bëjnë me politikat e brendshme të Shqipërisë.

Sipas tij deklarata e Yuri Kim tregon se sherri mes saj dhe Ramës vazhdon ndërsa shtoi se ato deklarata shprehin qartë se drejtësia nuk është e pavarur.

Ai tekst, ajo letër mund të jetë edhe për një vend autokrat. Pjesa e fundit që kishte lidhje me problemet e drejtësisë, theksonte faktin se drejtësia duhet të jetë e pavarur.

Kjo tregon se kemi një problem kur theksohet në një deklaratë të një ambasade pas takimit me kryeministrin.

Deklarata e Kim sot që unë vazhdoj të vijoj, do të thotë që vijon mosmarrëveshja mes Ramës dhe ambasadës së SHBA nëse ka presion apo jo, nëse po ndikohet zgjedhja e kreut të SPAK nga KLP a nuk po ndikohet nga qeveria apo instrumenta të tjerë.

Unë kuptoj që vazhdon sherri, referuar deklaratës, deklaratë e pamjaftueshme të qortojë këtë qeveri me kaq.”-tha Neza.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco