Harxhi: Marrëdhënia Rama-Kim, problematike! Pse ambasada për herë të parë tregoi për takimin mes palëve?

18:23, 13/12/2022
A+ Aa A-

Anëtarja e Kryesisë së PD, Edith Harxhi, e ftuar në emisionin 'Task Force' në Syri Tv deklaroi se raportet midis ambasadës së SHBA dhe qeverisë nuk janë më të ngrohtat e mundshme por janë ftohur prej disa kohësh.

Edith Harxhi tha se si asnjëherë më parë, ambasada e SHBA në Tiranë tregoi se Kim është takuar me Ramën, dhe kjo ngre dyshimet për probleme mes palëve.

"Ngjarja e fundit, ajo me MEPJ ishte rast flagrant. U diskutua shumë në media. Kjo deklaratë ka diçka interesante, tek deklarata e ambasadës së SHBA-së. Më parë në asnjë takim të Kim me Ramën, s'ka pasur deklarata të ambasadës amerikane në Tiranë.

Kjo do të thotë që ka një problem dhe ambasadorja duhet të tregojë se është takuar me kryeministrin. Pra s'kanë një marrëdhënie të ngrohtë. Edhe Ramës siç duket nuk i konvenon më PR me ambasadoren e SHBA pasi paguan tjetërkund, lobimet e tij."-tha Harxhi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco