Tensionet në veri të Kosovës, Spahiu: Jemi në prag lufte! Saiti: Po shmanget plani franko-gjerman

17:07, 13/12/2022
A+ Aa A-

Politologu Nexhmedin Spahiu dhe gazetari Gazmend Saiti komentuan në edicionin e pasdites me Armela Ferkon në Syri Tv tensionet në veri të Kosovës dhe përpjekjet e ndërkombëtarëve për të normalizuar situatën.

Nexhmedin Spahiu deklaroi se Serbia do që të pengojë Kosovën që të jetë një shtet funksional dhe çdo avancim i Prishtinës në këtë drejtim e acaron Beogradin zyrtar. Sipas Spahiut jemi në prag lufte.

"Nuk do të thotë se kjo është një strategji e qëlluar që të kenë parasysh se bëhet nervoz Serbia. Disa hapa duhen bërë pavarësisht kësaj. Ajo çfarë Kosovës i duhet, është njohja në këmbim të ndonjë kompromisi.

Kjo është ajo që tensionon situatën në veri sepse ajo që mendohet si monedhë këmbimi për njohjen është një autonomi më e madhe për serbët në Kosovë. Serbët duan që të kenë plotësisht kontroll në veri të Kosovës që pazarin ta kenë në favorin e tyre dhe disfavorin e palës tjetër. Kohët e fundit u acarua situata dhe jemi buzë luftës. Nëse kjo do parandalohet, është çështje tjetër."-tha Spahiu.

Ndërsa gazetari Gazmend Saiti u shpreh se në pikën 5 të marrëveshjes së propozuar nga plani franko-gjerman, thuhet se të dyja palët pavarësisht të mospërmendjes së njohjes reciproke, duhet të mbështesin aspiratat e tyre respektive për tu bërë anëtare të BE-së. Saiti tha se Kosova duhet të njihet si shtet nga Serbia ndërsa shtoi se Beogradi po kundërshton marrëveshjen e e propozuar nga Gjermania dhe Franca.

"Kur në këtë kërkesë bëhet thirrje për tu bërë anëtare të Bashkimit Europian, Kosova duhet të njihet si shtet nga Serbia. Kjo një llojë garancie. Pika 5 e marrëveshjes. Serbia në gjithë këtë përpjekje që është duke bërë, është të mbajë gjallë popullin e saj duke kundërshtuar gjoja marrëveshjen e propozuar nga Gjermania dhe Franca, sepse ne nuk pranojmë asnjë marrëveshje nga ana tjetër. Kjo që po shkon drejt këtyre takimeve, do të shkojë që kjo marrëveshje të vihet në tavolinë. Ata po përpiqen të shmangin marrëveshjen."-tha Saiti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco