Nesër balotazhi në PD, zgjidhen kandidatët për pesë bashki të vendit

Nesër balotazhi në PD, zgjidhen kandidatët për pesë bashki të vendit

21:19, 10/12/2022
A+ Aa A-

Demokratët hyjnë nesër në fazën përfundimtare të primareve, atë të balotazhit, ku gara mes dy kandidatëve do të zhvillohet në gjashtë bashki të vendit.

Në primaret e 4 dhjetorit, asnjë prej kandidatëve në bashkitë Mirditë, Dibër, Fier, Librazhd e Mat, nuk arriti të marrë të pakën 50+1% të votave për t'u certifikuar si kandidati zyrtar i koalicionit PD-PL në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Për këtë arsye mes dy kandidatëve më të votuar të këtyre bashkive, do të ketë një tjetër përballje kokë më kokë. Për bashkinë e Fushë-Arrëzit përballja do të jetë mes Hilë Currit dhe Hilë Kolës, në Dibër mes Ismail Ukës dhe Besnik Halkut, Ndërsa në Librazhd mes Shefki Çotës dhe Aranit Lekës.

Në bashkinë e Fierit demokratët dhe simpatizantët duhet të zgjedhin mes Etvar Kodhelit dhe Artur Mahmutajt, ndërsa në Mat kandidojnë Skënder Gjuci dhe Bukurosh Ballabani. Përballja në Mirditë do të jetë mes Albert Mëlyshit dhe Aleksandër Lalës.

Image

Sipas rezultatit të primareve që u mbajtën më 4 dhjetor, në balotazh duhet të shkonin edhe Tirana, Saranda dhe Kruja, por kandidatët më pak të votuar në raundin e parë, u tërhoqën nga gara duke lënë në fuqi votat që zgjodhën Belind Këlliçin për Tiranën, Agron Lokën në Krujë dhe Ardit Cikuli në Tiranë.

Në bashkitë më të mëdha të vendit, PD do të dalë përballë kandidatëve socialist me Luçiano Boçin në Elbasan, Igli Carën në Durrës, Bardh Spahia në Shkodër dhe Ledina Aliolli në Korçë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco