Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Çështja e detit, ambasadorja greke: Rama e Mitsotakis biseduan për përparimin e procedurave

Çështja e detit, ambasadorja greke: Rama e Mitsotakis biseduan për përparimin e procedurave

18:28, 09/12/2022
A+ Aa A-

‘Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe homologu i tij grek Kyriakos Mitsotakis u takuan më 7 dhjetor dhe të dy shprehën dëshirën për të bashkëpunuar sa më shpejt të jetë e mundur.’

Kështu është shprehur ambasadorja e Greqisë Konstantina Kamisti gjatë një takimi me kryebashkiakun e Korçës, Sotiraq Filo.

Po ashtu, ambasadorja bëri të ditur se dy kryeministrat folën edhe për përparimin e procedurave që të vendosen disa çështje për ndarjen e kufijve detarë në gjykatën e Hagës.

E pyetur për anulimin e vizitës së Mitsotakis në jug, ambasadorja tha se ai do të vijë shumë shpejt brenda këtij viti bashkë me Ramën.

Sa i përket situatës kaotike që krijohet në pikat kufitare të Kapshticës dhe Kakavijës për festa, ambasadorja Kamisti tha se çështjen do ta shohë me përparësi.

 ‘Faleminderit që më informuat do ta shikoj më doganat se cili është problemi për ketë çështje dhe unë shpresoj qe miqtë tanë shqiptarë të mos kenë asnjë problem në doganë do ta shikoj me përparësi,’ u shpreh diplomatja greke.

‘Pardje janë takuar të dy kryeministrat, i Shqipërisë dhe i Greqisë. Që të dy kanë shprehur dëshirën për të bashkëpunuar sa më shpejt të jetë e mundur. Të përparojnë procedurat në mënyrën që parashikohet nga legjislacioni, që të vendosen disa çështje për ndarjen e kufijve detarë në gjykatën e Hagës.

Pyetje- A keni një koment për anulimin e vizitën në jug të kryeministrit grek?

Jo nuk kam asnjë koment, premtoj që do të vij shumë shpejt brenda këtij viti bashkë me kryeministrin shqiptar

Pyetje: Çfarë komenti keni lidhur me kthimin ne kufi nga autoritetet shqiptare te Babis Karathanos?

Nuk kam një njoftim

Pyetje: Sa herë ka festa shqiptarët vuajnë në kufi, si në Kapshticë edhe në Kakavijë për shkak se pala greke vazhdimisht punon me sportele të reduktuara dhe shqiptarët presin me orë të tëra kaq e pamundur është për të shtuar numrin e sporteleve ne raste te tilla?

Ambasadorja: Faleminderit  që më informuat do ta shikoj më doganat se cili është problemi për ketë çështje dhe unë shpresoj qe miqtë tanë shqiptarë të mos kenë asnjë problem në doganë do ta shikoj me përparësi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco