Sulmi ndaj kreut të PD-së, Shehu: Berisha u tregua një burrë shteti edhe para krimit provokator

Sulmi ndaj kreut të PD-së, Shehu: Berisha u tregua një burrë shteti edhe para krimit provokator

19:11, 06/12/2022
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu ka komentuar në rrjetin e tij social Facebook, sulmin e sotëm ndaj kreut të PD-së Sali Berisha.

Shehu e quan sulmin një veprim të para menduar dhe të programuar, i bërë me qëllimin për të irrituar e nxitur keshtu njerëzit drejt dhunës në protestën e organizuar në mënyrë paqësore.

Shehu thekson se ky qëllim nuk u arrit falë faktit që Berisha arriti me ndërgjegje të plotë e qartësi mendimi, ta menaxhojë situatën në mënyrën më të mirë të mundshme.

Statusi i plotë i Shehut:

Berisha nje “burre shteti” edhe perballe atij krimi terrorist provokator!

Nje veprim i para menduar e i programuar ai, i kryer me gjakftohtesi te plote, “profesionalizem” dhe qellime te rrezikeshme per vendin, ky i sotmi ndaj Berishes.

Nje provokacion i qarte per PD e opoziten.

Pikerisht per te irrituar e nxitur keshtu njerezit drejt veprimeve te dhuneshme, ne nje kohe qe ajo proteste po fillonte krejt paqesore.

Per ta nxjerre ate nga ato “shina” e gjakosur keshtu ate Bulevard.

Diabolizem fund e krye ky.

Por qe fatmiresisht nuk i realizoi ato qellime barbare, deshtoi.

Nuk i realizoi per dy aresye:

—Sepse Berisha u tregua perseri nje lider i vertete europian, perendimor, qe me pergjegjeshmeri te larte, pavaresisht atyre momenteve shume te veshtira qe kaloi, arriti me ndergjegje te plote e qartesi mendimi ta menaxhoje situaten ne menyren me te mire te mundeshme, per te shmangur me te keqen.

—Sepse demokratet e opozitaret aty reaguan si demokrate te vertete, me vetedije te thelle qytetare, duke mos rene preh e kurthit te ngritur ndaj tyre.

Ne fund te fundit “burrat e shtetit”, edhe ne te tilla momente kritike, dine te demostrojne vetite e tyre.

Demokratet jane e mbesin kurdohere demokrate.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco