OSBE dënon dhunën ndaj Berishës: Jemi të trishtuar. Liria e tubimit, themeli i demokracisë

OSBE dënon dhunën ndaj Berishës: Jemi të trishtuar. Liria e tubimit, themeli i demokracisë

18:43, 06/12/2022
A+ Aa A-

Incidenti i rëndë i ndodhur gjatë protestës së opozitës në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, ku lideri i opozitës Sali Berisha u godit me grusht, ka sjellë edhe reagimin e OSBE. 

Në një deklaratë, prezenca e OSBE në Tiranë shprehet se janë të trishtuar nga kjo ngjarje, duke theksuar se liria e tubimit është një e mirë themelore e demokracisë. 

Deklarata
Urime Shqipërisë për mbajtjen e suksesshme të samitit BE-Ballkan Perëndimor dhe për operacionin e madh të sigurisë që e shoqëroi. Jemi të trishtuar, megjithatë, për incidentin gjatë protestës së opozitës. Liria e tubimit është një e mirë themelore e demokracisë. U urojmë të lënduarve shërim të shpejtë dhe u bëjmë thirrje të gjithëve të shmangin spekulimet dhe vetëdrejtësinë ndërkohë që hetimet vijojnë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco