Koka: Pas Laçit, ky është atentati i dytë ndaj Sali Berishës! Nuk hetohet se Rama ka kapur institucionet

18:29, 06/12/2022
A+ Aa A-

Gazetari Bledian Koka komentoi në emisionin 'Task Force' në Syri Tv dhunën ndaj kryetarit të PD, Sali Berisha teksa protestonte në mënyrë paqësore në bulevard. Bledian Koka tha se ky është atentati i dytë brenda një viti që i rezervohet Sali Berishës, teksa përmendi edhe sulmin me makinë në Laç.

"Kemi pasur dhe një tentativë brenda këtij viti kur Berisha po kthehej nga një takim në Laç. Një mjet u fut kundravajtje në mes të autostradës dhe tentoi të godasë autokolonën dhe makinën e Sali Berishës. Mund të kishte qenë fatale. Liderit të opozitës i janë rezervuar 2 atentate të mirëfillëta që shteti do t'i asgjësojë me gjuhë banale."-tha Koka.

Bledian Koka tha se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, sot duhet të jepte dorëheqjen ndërsa shtoi se ky i fundit nuk bëri asgjë më shumë se paraardhësi i tij me ngjarjen e Elbasanit ku tentoi të manipulonte provat.

“Drejtuesit e Policisë dhe Prokurorisë gënjyen shqiptarët për turpin më të madh, ngjarja që ndodhi konflikti, në vend që të ndërhyte policia, bënë sehir e manipuluan ngjarjen.

Pse sot s’kemi një grup për të verifikuar atë që i ndodhi Sali Berishës? Ku janë specialistët? Rrumbullakun e nxorën mish për top. Ai po përdoret nga Rilindja si zhele për interesat e saj të ditës.”-tha Koka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco