Goditja e Berishës, Rrumbullaku: Ngjarje e paprecedentë dhe e shëmtuar, po hetojmë

Goditja e Berishës, Rrumbullaku: Ngjarje e paprecedentë dhe e shëmtuar, po hetojmë

18:20, 06/12/2022
A+ Aa A-

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku e konsideroi ngjarje të paprecedentë dhe të shëmtuar goditjen e liderit të opozitës Sali Berisha. 

Rrumbullaku tha se policia po heton ngjarjen dhe do të zbardhë motivet e saj. 

Sakaq, kreu i policisë mohon që Gert Shehu të jetë agjent i policisë, person i infiltruar, apo të jetë përdorur si burim informacioni nga blutë.

"Në lidhje me incidentin e ndodhur ndaj deputetit Sali Berisha, sigurisht incident i paprecedent dhe plotësisht i dënueshëm, Policia e Shtetit sapo u njoh me ngjarjen e shëmtuar, reagoi menjëherë duke ndaluar agresorin. Edhe aktualisht po vazhdojnë hetimet, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, për të përcaktuar dinamikën e zhvillimit të kësaj ngjarjeje dhe motivet e saj. 

Në lidhje me deklaratat e deputetit Berisha në konferencën për shtyp, gjatë së cilës pohoi se 31-vjeçari, Gert Shehu është agjent i Policisë Kriminale, dhe se është përdorur për të kryer akt dhune ndaj tij, sqarojmë opinionin publik se:

Shtetasi Gert Shkëlqim Shehu, i vitlindjes 1991, nuk ka qenë ndonjëherë dhe nuk është agjent i Policisë Kriminale nga asnjë strukture e Policisë së Shtetit. 

Gjithashtu ky shtetas nuk është përdorur asnjëherë nga shërbimet e Policisë së Shtetit si i infiltruar apo si burim informacioni.

Sqarojmë se dokumenti që vërteton gjendjen e shëndetit mendor të shtetasit Gert Shehu, është vënë në dispozicion të medias nga vetë familjarët e të riut.

Policia e Shtetit shpreh keqardhje dhe përgënjeshtron këto deklarata, të cilat nuk ndihmojnë në zbardhjen e plotë të së vërtetës. 

Ndërkohë, sigurojmë deputetin Berisha, se Policia e Shtetit nën drejtimin e Prokurorisë, është e angazhuar maksimalisht, në zbardhjen sa më parë dhe në mënyrë të plotë ,të të gjitha rrethanave të ngjarjes", u shpreh Rrumbullaku. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco