‘Zëri i tij shqetësues për kryeministrin’, Salianji: Rama ka orkestruar tritol ndaj fjalës së lirë

‘Zëri i tij shqetësues për kryeministrin’, Salianji: Rama ka orkestruar tritol ndaj fjalës së lirë

17:08, 06/12/2022
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji reagoi ditën e sotme në lidhje me incidentin ndaj kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë protestës së sotme, teksa e cilësoi atë si kriminale, burracakërore dhe që cënon thelbësisht balancat e brishta në vend.

Salianji shkroi më tej se në pushtet i korruptuar dhe kriminalizuar në çdo qelizë, keqpërdor gjithçka për të mbrojtur pushtetin dhe pasuritë e vëna në kurriz të qytetarëve dhe se zëri i Berishës sot ishte shqetësues për Edi Ramën dhe çdo rast ai ka reaguar me dhunë ndaj kujtdo që i cenon pushtetin kriminal.

Reagimi i plotë i Ervin Salianjit:

Dhuna e ushtruar ndaj Prof. Dok. Sali Berishës është kriminale, burracakërore  dhe që cënon thelbësisht balancat e brishta në këtë vend!

Një pushtet i korruptuar dhe kriminalizuar në çdo qelizë, keqpërdor gjithçka për të mbrojtur pushtetin dhe pasuritë e vëna në kurriz të qytetarëve!

Zëri i Berishës sot ishte shqetësues për Edi Ramën dhe çdo rast Edi Rama ka reaguar me dhunë ndaj kujtdo që i cenon pushtetin kriminal.

Ka orkestruar dhe frymëzuar dhunë gjatë gjithë kohës, dhunë verbale ndaj deputeteve ne parlament, dhunë ndaj mediave, tritol ndaj fjalës së lirë, kriminelë përballë cdo alternative zgjedhore, dhunim me heqje nga puna, gjoba, goditje, gjithçka, e sotmja kaloi çdo limit!

Shqipëria duhet të përballet me regjimin!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco