Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Berisha: Mesazhi im për liderët e BE është ky, në Shqipërinë e vërtetë, në pushtet është mafia

Berisha: Mesazhi im për liderët e BE është ky, në Shqipërinë e vërtetë, në pushtet është mafia

14:06, 06/12/2022
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka dhënë një mesazh për liderët e BE që ndodhen sot në Tiranë për Samitin me Ballkanin Perëndimor.

Në fjalën e tij nga tribuna, Berisha theksoi se në Shqipërinë e vërtetë në pushtet është mafia.

Berisha: Mesazhi im për BE-në është ky: Liderët që gjenden në Shqipëri i falënderoj, raportet e tyre kanë bërë një punë të çmuar për të ekspozuar monizmin e Edi Ramës.

Por Edi Rama ua shet samite dhe konferenca të sotme si mbështetje ndaj tij.

Ai mbahet në pushtet duke thënë se ka mbështetje ndërkombëtare. Unë nuk e besoj se ka një lider evropian që mbështet arkitektin e shpopullimit, që mbështet kryeministrin e lidhur me krimin dhe mafia. Në Shqipërinë e vërtetë, në pushtet është mafia. Sepse qeveria është e lidhur me krimin, drogën, e faktuar në përgjimet e shumta. Në Shqipëri është ndërtuar narkoshteti i parë në Europë. Tre ministrat e Brendshëm të kësaj qeverie, janë të lidhur me drogën. Një prej tyre është dërguar në Shtëpinë e Bardhë, një tjetër merret me samitin, në mos qoftë brenda.

Antimafia na ndihmoi, por ne kemi nevojë për ndihmën tuaj që këta kriminelë të marrin vendin që u takon.

Shqipëria në të gjitha vlerësimet, vlerësohet si vendi më i korruptuar në Europë. E vërteta është se Edi Rama dhe nomenklatura e tij, janë më të korruptuarat, kurse shqiptarët e thjeshtë janë më të vjedhurit në Europë.

Këtë javë një skandal i ri ka shpërthyer. Edi Rama me arabin e tij Alabar po krijon parajsën e tij, ndaj i duhet të mbledhë para nga Europa dhe bota dhe t’i investojë në Portin e Durrësit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco